Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Enea Jorgjin, një nga arbitrat mët të mirë të fubollit shqiptar, për të vënë drejtësi në një ndeshje, si Egnatia-Vllaznia, që konsiderohet dhe e tillë është më e spikatura për momentin e futbollit shqiptar.
Themi kështu, pasi sot në stadiumin e Rrogozhonës sot ndeshen skuadra kryesuese e Superiores, Egnatia vendade, e cila është edhe fituese e këtij trofeu në fuqi duke pasur përballë Vllazninë që e ndjek nga pas në vendin e dytë, me plot ambicje këtë sezon për të fituar dy trofetë.
Ndihmëse të ndërkombëtarit elbasanas Enea Jorgji në këtë ndeshje do të jenë Denis Rexha, Rejdi Avdo nga Tirana, dhe i katërt Silvio Dyrmishi(Elbasan).
Në VAR, Jorgjin do ta vëzhgojë dhe orientojë bashkëqytetarja e tij, Emanuela Rusta, edhe kjo e kategorisë ndërkombëtare., që do tgë ketë pranë asistencen e Florian Latës në AVAR.
Delegati dhe Vëzhguesi I FSHF-së, janë nga Tirana, përkatësisht, Marjus Sulejmani dhe Ilirjan Kristo.
Enea Jorgji(Elbasan), Denis Rexha, Rejdi Avdo(Tiranë), Silvio Dyrmishi(Elbasan)
Var:Emanuela Rusta(Elbasan) Avar:Florjan Lata(Durrës) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë).
Fatos LAMAJ