Saturday, July 27, 2024

Volejboll-Shkodrani Anton Qafarena, sukses i trefishtë në Ukrainë. Pas Superkupës dhe Kupës, shpallet kampion me ekipin e tij, Barkom Kazhani duke u bërë volejbollisti shqiptar më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare

Lexo

Është vetëm 23 vjeç, por falë talentit dhe të dhënave që disponon, 2 metroshi shkodran, Anton Qafarena brenda një kohe të shkurtër të karrierës së tij sportive është bërë volejbollisti më i sukseshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Pas suksesit të arritur në Gjermani, sezoni i sivjetëm e gjeti Anton Qafarenën në volejbollin ukrainas. Duke luajtur si titullar i padiskutueshëm me ekipin VK Barkom Kazhani, ai ishte pika kryesore referuese e sukseseve të ekipit të tij. Fillimisht fitues i Superkupës i Ukrainës, në një sukses të dyfishtë të arritur në fundin e vitit të kaluar si ekip, ndërkohë që  u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës.

Në vijim vjen edhe suksesi tjetër, ai i fitimit të Kupës së Ukrainës, ku përsëri, krahas ekipit spikat edhe si më i miri i kompeticionit të trofeut të  Kupës.

Ndërkohë, suksesi i tretë dhë më i rëndësishmi i krejt sezonit është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, kur skuadra e Anton Qafarenës, VK Barkom Kazhany është shpallur kampion në Ukrainë. Një sukses ky që u shoqërua me një ceremoni festive ku është dorëzuar trofeu përkatës dhe medaljet e kampionit. Ashtu si edhe në dy kompeticionet e mëparshme, Federata Ukrainase e Volejbollit ka rezervuar një kupë të posaçshme për volejbollistin shqiptar duke e cilësuar si më të mirin e finales.

Një sukses ky i trefishtë për Anton Qafarenën në volejbollin ukrainas duke e bërë atë si më të sukseshim volejbollist shqiptar në arenën ndërkombëtare. Arritje këto që nuk kanë vonuar të shoqërohen me urime nga më të ndryshmet, mes të cilave spikat edhe ajo e vëllait më të madh të Antonit, Niko Qafarenës, kapitenin aktual të Vllaznisë në volejboll për të rritur, i cili në një postim të tijin në rrjetin social FB, shkruan: …”Krenar si gjithmon per ty Vlla Anton Qafarena, Urime Kampion!”

Për t’u theksuar është se vëllezërit Qafarena, Nikolini i “Vllaznisë” dhe Antoni i “VK Barkom Kazhany” të Ukrainës, janë pjesë kryesore e ekipit kombëtar të volejbollit shqiptar, ku në muajin maj do të luajnë për kualifikueset e Kampionatit Europian, që do të zhvillohen me sistem grumbullimi në Sllovaki e Rumani.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img