Friday, April 26, 2024

Ndryshon orari i ndeshjes, AEL Limasol- Vllaznia. Nuk luhet në 16.30 por në 19.00

Lexo

Sfida e parë e turit të dytë të Conferencë League, AEL Limasol- Vllaznia ishte planifikuar nga ana e klubit vendas qipriot të luhej në 16.30, por tashmë ky orar ka ndryshuar duke u shtyrë për në orën 19.00.

Kanë qënë drejtuesit e klubit Vllaznia që kanë reaguar të parët sapo kanë mësuar orarin 16.30, që duke e konsideruar të papërshtatshëm për vetë temperaturat e larta që janë në atë orë, dhe në këtë mënyrë institucioni i UEFA-s ka ndërhyrë në këtë mes duke ndikuar në ndryshimin e orarit.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga ana e KF Vllaznia përmes një komunikate shtypi shpërndarë për mediat.

“Uefa ka vendosur pak minuta më parë të ndryshojë orarin e ndeshjes AEL Limasol- Vllaznia, për shkak të temperaturave të larta që ekzistojnë në Qipro. Si rrjedhojë, ndeshja të enjten do të startojë në oren 19.00 me orën tonë dhe jo në 16.30 siç ka qënë më parë.”, shkruhet në njoftimin në fjalë.

Ndrkohë, në pritje të nisjes drejt Qipros, i gjithë ekipi i Vllaznisë, por edhe delegacioni që do ta shoqërojë atë në Qipro për ndeshjen që do të luajë ndaj AEL Limasol, kanë kryer testet për COVID-19. Një veprim i tillë është kryer në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës. Si rrjedhojë të gjithë pjestarët e skuadrës iu nënshtruan tamponëve duke shpresuar që të mos ketë asnjë problem në këtë pragndeshje.

Kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një seancë të fundit stërvitore pasditen e sotme, ndërkohë që nisja drejt Qipros do të bëhet mesnatën e së martës.

Gjithnjë për ndeshjen për ndeshjet e turit të dytë të “Conferencë League”, AEL Limasol- Vllaznia, drejtuesit kuqeblu kanë depozituar në strukturat përkatëse listën e federimit të ekipit, e cila është si më poshtë:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img