Wednesday, May 15, 2024

(Video) Nesër, miqësorja, Shqipëri-Kili, ora 20:45 në “Enio Tardini” të Parmës. Silvinjo projekton formacionin e parë. Gjykon italiani Luka Paireto

Lexo

Kuqezinjtë do të sfidojnë skuadrën latine në “Enio Tardini” të Parmës, të premten duke nisur nga ora 20:45. Nga sa mësohet, Silvinjo pritet të zgjedhë këtë formacion titullar kundër Kilit. Në portë pritet ta nisë nga minuta e parë Strakosha,ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Gjimshiti dhe Mihaj në qendër dhe Hysaj e Mitaj nga krahët. Asllani, Ramadani dhe Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit. Sulmi, repart ku do të rikthehet Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Asani dhe Seferi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit do të futet në histori, pasi dy Kombëtaret takohen për herë të parë mes tyre, në Parma të Italisë.

Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë luan me një skuadër amerikano-jugore. Hera e parë ishte po në një takim miqësor kundër Argjentinës në vitin 2011.

Sfidën me Kilin e ndjen më së shumti trajneri i Kombëtares Silvinjo. Braziliani e njeh më mirë futbollin në kontinentin e Amerikës Jugore. Për këtë pritet me interes dhe si do reagojnë kuqezinjtë përballë kilianëve.

Kujtojmë se Silvinjo ka humbur vetëm një ndeshje nën drejtimin e Kombëtares shqiptare. Ishte në marsin e vitit kaluar, kur debutoi përballë Polonisë dhe u largua nga Polonia me humbje minimale 0 me 1. Prej atëherë Shqipëria regjistron 8 ndeshje pa humbje.

Shqipëria(4-2-3-1):Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Seferi,Bajrami, Asani, Broja .Trajner: Silvio Mendes(Silvinjo)

Ndërkohë, mësohen edhe emrat e arbitrave që do të gjykojnë nesër sfidën, Shqipër-Kili. Arbitër kryesor: Luka Paireto

Assistant 1: Xhorxho Pereti

Asistent 2: Stefano Alasio

Arbitër i 4: Mateo Marketi

(Video) Seanca e fundit stërvitore anti-Kili zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ennio Tardini”, ku do të luhet ndeshja zyrtare, mbrëmjen e së premtes.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img