Monday, April 29, 2024

Futboll Femra-“Abissnet Superiore”- Java e 14-të, spikat dueli, Partizani-Kinostudio. Vllaznia kryesuese pret Skënderbeun në shtëpi

Lexo

Java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të ngrejë siparin ditën e sotme me sfidën Laçi – Lushnja, teksa katër sfidat e tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën. Pas fitores së thellë javën e kaluar ndaj Teutës, laçjanet presin në shtëpi vajzat e Lushnjes, duke shpresuar në një tjetër rezultat pozitiv. Sfida luhet sot në Lushnjë në ora 14:00.

Sakaq, nesër luhen edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj jave. Gramshi – Tirana është sfida e parë që luhet të shtunën. Një ndeshje ku vajzat bardheblu shihen favorite, teksa do të kërkojnë të rikthehen edhe te fitorja pas humbjes në derbin e kryeqytetit. Sfida luhet në Gramsh në ora 12:00.

Ndërkaq, po të shtunën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera të planifikuara, Vllaznia – Skënderbeu dhe Apolonia – Teuta. Dy përballje të lehta në letër për Vllazninë dhe Apoloninë, që duan të vazhdojnë me sagën e paraqitjeve pozitive në kampionat.

Java do të mbyllet me derbin e kryeqytetit Partizani – Kinostudio. Vajzat e kuqe vijnë të karikuara në këtë ndeshje pas fitores me Tiranën, teksa Kinostudio kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive. Sfida do të luhet të dielën në stadiumin “Arena e Demave” në ora 15:30.

Ndeshjet e javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:

Laçi – Lushnja, 22.03.2024, ora 14:00

Vllaznia – Skënderbeu, 23.03.2024, ora 14:00

Gramshi – Tirana, 23.03.2024, ora 12:00

Apolonia – Teuta, 23.03.2024, ora 12:00

Partizani – Kinostudio 24.03.2024, ora 15:30

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img