Saturday, October 12, 2024

Nesër Vllaznia-Skenderbeu, drejtuesit e klubit kërkojnë mirëkuptimin e tifozëve për mbylljen e dyerve të stadiumit

Lexo

Nesër, duke filluar nga ora 13.45 në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë ndeshja Vllaznia-Skenderbeu, takim ky i vlefshëm për javën e 11-të të Superiores së Shqipërisë. Në prag të kësaj ndeshje KF Vllaznia shpërndan një njoftim të rëndësishëm për tifozërinë kuqeblu.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM:

“Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45 i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19. Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnje tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave. Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin shpresojmë që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit, Forza Vllaznia!”, citohet në njoftimin zyrtar që klubi kuqeblu ka shpërndarë për publikun ditën e shtunë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img