Monday, May 20, 2024

Sot luhet Udinese-Roma, 18 minuta që vlejnë shumë për dy skuadrat

Lexo

Ndeshja Udinese-Roma do të përfundojë mbrëmjen e sotme (starton në orën 20:00) dhe në krahasim me dhjetë ditë më parë gjithçka do të jetë ndryshe. Rregullat ndryshojnë, minutat për të luajtur (do të ketë vetëm 18 minuta lojë), mënyra e përgatitjes së ndeshjes madje edhe trajneri i bardhezinjve nuk është më i njëjti.

Është larguar Cioffi dhe ka ardhur Fabio Cannavaro për një sfidë mes kampionëve të botës duke qenë se në krahun tjetër do të jetë Daniele De Rossi. Ndërprerja e ndeshjes në 14 prill për shkak të problemit shëndetësor të Ndickës dhe riluajtja ditën e sotme do t’i detyrojë dy trajnerët të merren me menaxhim të ndryshëm të ndeshjes e cila do të rifillojë në minutën e 72-të me rezultatin 1-1.

Ka objektiva të ndryshëm, por po aq të rëndësishëm për t’u rrëmbyer: Liga e Kampionëve për VERDHEKUQTË, lufta për shpëtim në anën tjetër. Një përballje e “rregulluar” nga neni 30 i Statutit-Rregullores së Ligës A që përcakton se kush mund ose nuk mund të luajë. “Të gjithë lojtarët – thuhet aty – që ishin të regjistruar për të dy klubet në momentin e ndërprerjes, mund të futen në fushë, pavarësisht nëse ishin apo jo në listën e gjyqtarit të ndeshjes ditën e ndërprerjes”.

I veçantë debutimi i Cannavaros, që bëhet trajneri i parë në Serinë A që do të drejtojë vetëm 18 minuta (plus kohën shtesë) në ndeshjen e tij të parë nën kampionat.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img