Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34′,77′,Cereni 85′)
Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani
Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj
Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila
Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Orikumin skuadër e ngjitur këtë sezon në Kategorinë e Parë,ndërsa për Besën ishte miqësorja e nëntë në prag të startit të kampionatit.
Besa e zhbllokoi takimin në minutën e 34-të teksa ishte mesfushori Danaj i ardhur nga stoli mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga mbi 20 metra dhe me një goditje të ekzekutuar në mënyrë perfekte në çerek lartësi dërgoi topin në rrjetë për 1-0 ndërsa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë Besa vijoi të kërkonte golin e dytë dhe e gjeti në minutën e 77-të.
Sërish Danaj u bë protagonist duke realizuar golin e dytë personal pas një aksioni që nisi nga krahu i djathtë,ishte dyshja Zekolli-Spahiu që kombinuan bukur ndërsa Danaj i pozicionuar ballor rreth 12 metra larg portës finalizoi saktë për 2-0.
Besa nuk u ndal dhe vazhdoi të kërkonte golin e tretë dhe në minutën e 85-të Spahiu shërbeu nga e djathta me një pasim të klasit për sulmuesin Melsi Cereni i cili nga afër portës nuk gaboi dhe trefishoi shifrat.
Në fund Besa fitoi 3-0 duke dhënë një tjetër paraqitje pozitive në serinë e miqësoreve të verës.
Danaj ishte padyshim protagonisti kryesor me dopietën e tij dhe Cereni në minutat e fundit kompletoj fitoren,ndërsa kjo ishte miqësorja e nëntë për Besën në prag të sezonit të ri i cili nis më 5 shtator.
Në javën e parë të kampionatit Besa do të pres Flamurtarin në Kavajë teksa para startit të kampionatit do të zhvillojë edhe një tjetër test.
Të shtunën sërish në aneksin e saj Besa do të pres Korabin e Peshkopisë në një tjetër miqësore që do ti shërbej stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e grupit.
Fatos LAMAJ


