Vllaznia U19-Basania FC 0-1(Shwnues: Gerisn Zhuri)
Basania ka marrw një rezultat pozitiv në fazën përgatitore duke mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë U19 në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e sw mwrkurws në fushën sportive “Reshit Rusi” tw Shkodrws.
Përballë kuqebluve tw Vllaznisw tw drejtuar nga trajneri Haris Lika, Basania e dsrejtuar nga trajneri Arbwr Shytaani, arriti të administroj mirë takimin dhe të sigurojë një fitore që i shërben skuadrës në prag të startit të sezonit të ri.
Ndeshja ishte një mundësi e mirë për të dyja ekipet për të testuar gjendjen e futbollistëve dhe për të marrw përgjigjet e para në këtë fazë të përgatitjeve.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë dhe mbajti autorësinë e Gerison Zhurit.
Futbollisti i Basanias përfitoi nga një aksion i ndërtuar mirë dhe një asist i bukur i Albert Milës i cili e shërbeu me zgjuarsi në momentin e duhur dhe Zhuri nuk gaboi në finalizim dhe i dha Basanias avantazhin 1-0.
Pas golit, të dyja skuadrat vijuan të kërkonin hapësira për të rrezikuar portat respektive, por Basania arriti ta ruaj epërsinë deri në përfundimin e pjesës së parë.
Vllaznia U19 u përpoq të reagonte dhe të kwrkonte golin e barazimit, por mbrojtja e Basanias u tregua e kujdesshme dhe nuk lejoi ndryshimin e shifrave.
Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes u shoqërua edhe me një sërë ndryshimesh në formacionet e të dyja skuadrave.
Trajnerët Lika dhe Shytani u dhanw mundësinë edhe futbollistëve që e nisën ndeshjen nga stoli duke marrw minuta të rëndësishme në këmbët e tyre.
Këto ndryshime i shërbyen mbi të gjitha objektivit të kësaj miqësore pasi stafet teknike patën mundësinë të shohin në fushwn e lojws një numër më të madh lojtarësh dhe të vlerësojnë alternativat që kanë në dispozicion.
Në fund goli i Zhurit mbeti vendimtar dhe Basania siguroi fitoren 1-0, fitore kjo që i jep skuadrës së Shytanit një tjetër sinjal pozitiv në këtë fazë përgatitore ndërsa për Vllazninë U19 mbetet një test i vlefshëm në rrugëtimin drejt sezonit të ri.
Miqësore të tilla janw të rëndësishme në këtë periudhë pasi rezultati mbetet dytësor përballë mundësisë që trajnerët të provojnë futbollistët të korrigjojnë gabimet dhe të ndërtojnë gradualisht formacionet që do të përfaqësojnë skuadrat në kampionatet respektive.
Basania vijon kështu përgatitjet me një tjetër fitore ndërsa Zhuri dhe Mila ishin protagonistët e momentit që vendosi këtë përballje me golin dhe asistin që i dhanë skuadrës së Kategorisë së Dytë fitoren ndaj Vllaznisë U19.
Për Basanian kjo është veçanërisht e rëndësishme në funksion të ndërtimit të një grupi konkurrues për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.
Edhe për Vllazninë U19, ndeshja ishte një test me vlerë në kuadër të përgatitjeve pasi për futbollistët e rinj përballje të tilla janw një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë për të matur veten ndaj një skuadre të kampionatit dhe për të kuptuar më mirë ritmin dhe intensitetin që kërkon futbolli i të rriturve.
Fatos LAMAJ


