Oriku-Flamurtari 2-6(Shënues: Metani 40’, Buxhelaj 80’/Berisha 7’(11-m), Barri 25’, Keneth 47’(11-m), Estrela 51’, Korreshi 63’, Çoba 72’)
Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Olivera,Gjipali,Mezani,Shkreli,Ekoro Trajner:Sherif Idrizaj
Flamurtari:Kaloshi,Nurja,Kotobelli,Raso,Pjeshka,Sala,Estrela,Migone,Berisha,Keneth,Barri Trajner: Oltion Kërnaja
Gjyqtarë: Olsid Ferataj(Patos),Aurel Topi,Marjel Çuko(Fier)
Flamurtari vazhdon paraqitjet e mira në ndeshjet miqësore. Vlonajtët e drejtuar nga Oltijon Kërnaja, në gjirin e të cilëve, krahas Denis Pjeshkës që vazhdo t’i qëndrojë besnik Flamurtarit, triumfon bindshëm ndaj Orikut në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 2 me 6.
Duke treguar një formë të mirë dhe efikasitet të lartë përpara nisjes së sezonit, kuqezinjtë e zhbllokuan shpejt takimin ku në minutën e 7-të Berisha u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Flamurtarin në avantazh.
Barri dyfishoi shifrat në minutën e 25-të, ndërsa Oriku reagoi dhe në minutën e 40-të me futbollistin Metani që ngushtoi diferencën në 1-2.
Në minutën e 47-të Keneth shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-3, ndërsa në minutën e 51-të Estrela realizoi golin e katërt.
Korreshi në minutën e 63-të dhe Çoba në minutën e 72-të e çuan rezultatin në 1-6, në një ndeshje e cila foli tërësisht për Flamurtarin.
Oriku gjeti edhe një gol tjetër në fund të takimit me mbrojtësin Buxhelaj që shënoi në minutën e 80-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-6 për Flamurtarin.
Fatos LAMAJ


