Java e dytë e Abissnet Superiore ka vënë përballë AF Elbasani dhe Vllazninë, dy skuadrat që u ndeshën në “Final 4” të sezonit të kaluar futbollistik.
Ndeshja e cila luhet pasditen e së shtjunës në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18:30, pritet me shumë interes në opinionin sportiv, por që fatkeqësisht, dy skuadrat që kanë tiforitë më të mëdha nuk do t’i kenë ato në shkallët e stadiumit falë dënimit të fushës nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e fundsezonit të kaluar.
Në konferencën e shtypit dhënë një ditë para ndeshjes, tekniku serb i AF Elbasani, Ivan Gvozdenoviç, vlerëson maksimalisht kundërshtarin, por në të njëjtën kohë shfaq besim te skuadra e tijpër ta kaluar me sukses sfidën.
Njëshi i pankinës elbasanase, Ivanm Gvozdenoviç kërkon përqendrim maksimal nga skuadra, pasi ndeshje të tilla, përtej rëndësisë së pikëve, kanë edhe një peshë të veçantë për moralin dhe vazhdimësinë e kampionatit.
Sa i përket mungesës së tifozëve, ai thas se është një disavantazh për skuadrën e tij, veçanërisht në një ndeshje të fortë dhe të tillë që kërkon mbështetje maksimale nga tribuna.
Duke folur për ndryshimet në organikë Gvozdenoviç tha se kjo është një fazë normale e ndërtimit të një skuadre dhe rezultatet e punës pritet të shfaqen gradualisht.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Elbasani, Ivan Dvozdenovi(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të AF Elbasani, Ivan Dvozdenoviç mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


