Partizani-Dinamo 2-4(Shënues:Aliu 14′,Fadairo 48’/Berisha 11′,Hoxhallari 30′,Silva 32′,Qardaku 7′)
Partizani:Qirko,Marku,Mija,Vata,Buxhelaj,Dumbia(Toma 81’),Murataj,Fadairo(Himallari 81’),Human(Jata 81’),Aliu(Ogunleje 69’),Bintsuka(Keko 69’) Trajner:Florin Bratu
Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Hoxhallari(Adamu 53’),Meta(Qardaku 46’),Qefalia,Vila,Malomo(Ruçi 88’),Silva(Mustafa 60’),Berisha(Farruku 60’) Trajner:Ilir Daja
Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Denis Rexha,Arbër Zalla(Tiranë),Ermis Çelaj(Vlorë) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Erjon Bastari(Tiranë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)
Dinamo ka fituar derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 4-2 në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Abisnet Superiore të zhvilluar në Vorë.
Blutë zhvilluan një ndeshje të madhe duke goditur me efikasitet dhe duke mar një fitore me peshë që i ngjit në zonën e kreut të renditjes.
Dinamo e nisi më mirë takimin dhe në minutën e 11-të Berisha përfitoi nga një gabim në kontrollin e topit të Buxhelaj duke kaluar skuadrën e tij në avantazh për 0-1.
Reagimi i Partizanit ishte i menjëhershëm dhe vetëm tre minuta më vonë Dumbia dha një asist të saktë për Aliun i cili nuk gaboi përballë portës dhe riktheu baraspeshën 1-1.
Dinamo mori sërish kontrollin e ndeshjes dhe në minutën e 30-të, pas një goditje nga këndi dhe një pasigurie të mbrojtjes së kuqe gjeti golin e dytë me një goditje me kokë nga Hoxhallari.
Vetëm dy minuta më vonë erdhi edhe goditja tjetër për Partizanin teksa ishte Malomo që dërgoi një top nga e majta në zonë dhe Silva e shtyu në rrjetë.
Episodi u verifikua nga sistemi VAR por goli u konfirmua dhe Dinamo shkoi në avantazhin 1-3.
Partizani reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 48-të Fadairo realizoi një supergol duke rikthyer të kuqtë në lojë dhe duke ngushtuar diferencën në 2-3.
Megjithatë Dinamo ruajti qetësinë dhe në minutën e 77-të Qardaku vulosi ndeshjen me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zonës duke realizuar golin e 2-4.
Një fitore spektakolare për Dinamon e cila fiton derbin, shënon katër herë ndaj Partizanit dhe barazon Egnatian me pikë.
Fatos LAMAJ


