Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia dhe pritja e gjatë për titullin kampion

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia mbetet një nga klubet më të mëdha dhe më të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar por vitet e fundit një objektiv ka mbetur ende i parealizuar rikthimi te titulli kampion.

Për tifozët shkodranë pritja ka qenë e gjatë ndërsa çdo sezon nis me të njëjtën shpresë se skuadra do të rikthehet në majën e futbollit shqiptar.

Edhe pse ka qenë disa herë pran suksesit Vllaznia nuk ka arritur ta kurorëzojë sezonin me trofeun më të rëndësishëm.

Megjithatë klubi ka vijuar të investojë dhe të ndërtojë skuadër konkurruese duke qenë rregullisht pjesë e garës për vendet e para dhe në kompeticionet europiane.

Për sezonin e ri pritshmëritë janë sërish të mëdha ku drejtuesit i kan besuar projektin teknik trajnerit Edi Martini ndërsa merkatoja ka sjellë afrime që synojnë të rrisin cilësinë e skuadrës.

Faza përgatitore po shfrytëzohet për të konsoliduar grupin dhe për të krijuar identitetin e lojës që pritet të shfaqë Vllaznia në kampionat.

Konkurrenca pritet të jetë e fortë me disa skuadra që kanë investuar për të luftuar për titullin.

Megjithatë në Shkodër besojnë se ka ardhur momenti për t’i dhënë fund një pritjeje që zgjat prej shumë vitesh.

Historia tradita dhe mbështetja e jashtëzakonshme e tifozëve janë një motivim shtesë për kuqeblutë.

Sezoni që po afron do të tregojë nëse Vllaznia do të arrijë më në fund të rikthehet aty ku tifozët e saj besojnë se e ka vendin në fronin e futbollit shqiptar.

Për momentin shpresa mbetet e madhe dhe objektivi është i qartë që së shpejti të jetë fundi i pritjes së gjatë për titullin kampion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img