Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin.
Nica shfaqi pakënaqësi për gjykimin, duke iu referuar rastit të golit të kundërshtarëve.
Me barazimin nuk jam i kënaqur, por shpresonim të fitonim në mënyrën tonë. Ecuria e ndeshjes ishte normale. Arbitrimi normal. Lojtari u ça në kokë, arbitri shkoi në VAR dhe e quajti të rregullt. Unë ngelem pa fjalë. Futbolli është futboll. Lëreni futbollin të luhet siç ndodh në gjithë botën.
Merrni vendime të drejta. Jam pa fjalë. Nuk më pëlqen kjo mënyrë drejtimi kështu, sepse dolëm jashtë linjës si profesionistë. Kemi gjithë jetën me këtë punë dhe vjen e zhgënjehesh me vendime të tilla. Mund të pranosh humbjen dhe barazimin, por lëreni të luhet futbolli.
Mua më shqetëson gjykimi i ndeshjes, më shqetëson që kalohen kaq lehtë.