Saturday, July 27, 2024

Eleminimi i Tiranës nga Liga e Kampioneve, tekniku Shehi ia vë fajin eksperiences

Lexo

Për trajnerin e bardhebluve, Orges Shehi, krahas të tjerave, më së shumtmi, eleminimi nga Liga e Kampioneve erdhi nga mungesa e ekperiences. Në analizën që ai i bën ndeshjes përballë skuadrës luksemburgase, me të cilin pësoi dy humbje, 1-0 në transfertë dhe 1-2 në Tiranë, ndër të tjera, thotë:

“E filluam ndeshjen shumë mirë, dolëm 2-3 herë para portës dhe mendoj se ky eliminim është çështje eksperience se kemi marrë gola të lehtë. Se kur pëson gola të lehtë, bëhet gjithçka më e vështirë. Kundërshtari është vit për vit aty, kurse ne shkuam me një skuadër të re. Kur një skuadër pëson gol e ka të vështirë, aq më tepër që u goditëm shpejt nga goli i dytë, por nuk dua të ndalem në individë të veçantë.

E dimë dhe e kemi thënë shpesh që na duhen përforcime, na duhen lojtarë që kur të mungojë një, të mos na futë shumë në dilema, të jetë organika e plotë që kur kërkon të ndryshosh diçka, të ketë në stol. Duhet të përforcohemi me 2-3 lojtarë se e kemi imediate.

Ne e filluam pjesën e dytë se e dinim që kundërshtari në momente të caktuara do të vendosej mirë, ne kërkonim të shtynim më shumë sidomos me Ismailgecin nga e majta. Por goli është komplet i evitueshëm dhe kur pëson gola të tillë, skuadra e ka anën psikologjike të dëmtuar. Pastaj çdo gjë bëhet e vështirë kur pëson gola të lehtë. Në këto kompeticione diferencën e bëjnë detajet, por mendoj se skuadra duhet të rritet, të jetë prezent gjithmonë aty që këto episode t’i vlerësojë e ndonjëherë të kthehen kundër. Bëhet e vështirë për më tepër me një kundërshtar që është vit për vit në këtë kompeticion dhe luan në aktivitete të tilla.

Kundërshtari ka cilësi, ka eksperiencën dhe lojtarë ekspertë që kur kanë presion, dalin nga presioni. Në kompeticione të tilla, të marrësh gola të lehtë, bëhet gjithçka më e vështirë. Në këto kompeticione nuk duhet t’i japësh asnjë shans kundërshtarit. Ky kundërshtar nuk na ka dominuar a vënë në vështirësi, golat i kemi pësuar të evitueshëm si atje, si këtu e pastaj çdo gjë bëhet malore e madhe.

Edhe skuadrës i thashë pas ndeshjes “ngrini kokën se është eliminim për shkak të eksperiencës, situatës që shumë mirë mund të evitohen, ka ndeshje të tjera”. Nuk duhet të futen në presion se dëgjoj të flitet për grupet e Konferencës, por është ndeshja e radhës. Po nuk arrite të jesh çdo 2-3 vjet këtu, po nuk krijove një grup që i prek çdo ditë, me pak fjalë skuadra duhet të mbledhë mendjen që bëri maksimumin dhe këto detaje të vogla t’i përmirësojmë për ndeshjen e radhës se pjesëmarrja në Europë vazhdon.

Kualifikimi është 50 me 50 se luan ndeshjen e parë dhe ke edhe të dytën. Ndeshja sot ishte interpretim tjetër nga e para, se ishim më agresiv, dolëm shpesh para portës. Kur ke këto raste kërkon që të rikuperosh gabimet e ndeshjes së parë. Vuajtëm ndeshjen e parë, edhe pse nuk ishim në ditën më të mirë. Janë episodet, duhet përqendrim e vëmendje, situata që kalohen thjesht pastaj bëhen të ndërlikuara”, tha trajneri bardheblu, Orges Shehi pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img