Friday, April 19, 2024

Parashikimi i Likës për derbin Vllaznia-Tirana: “Tirana më komode, Balaj ka impakt pozitiv te ekipi”

Lexo

“Loro Boriçi” do të presë ditën e dielë një nga sfidat më emocionuese të Abissnet Superiore, ora 16:00. Dy skuadrat më me traditë në historinë e futbollit shqiptar do të vihen përballë njëra-tjetrës. Ky takim është mjaft i rëndësishëm pasi luhet për “llogaritë” e titullit kampion pasi shkodranët kanë shansin e artë për të mposhtur Tiranën dhe për të rihapur garën për titullin kampion, pasi diferenca mes tyre në klasifikim është vetëm 6 pikë.

Gilman Lika foli mbi këtë takim “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Tiranës ka dhënë përshtypjen e tij mbi takimin dhe e quan si një finale për shkodranët.

“Kjo ndeshje është klasike e futbollit shqiptar dhe historikisht ka qenë një nga më të bukurat e kampionatit. Pavarësisht renditjes dhe vendeve ku kanë qenë ekipet, ka prodhuar emocione. Tiranën e shoh më komode dhe besoj se vjen për dy rezultate në Shkodër. Vllaznia e ka këtë ndeshje për të ndarë shapin nga sheqeri. Duhet me patjetër që të fitojnë.

Ndeshjet në transfertë kanë qenë problemi i madh për Vllazninë. Ekipi ka pasur edhe mungesa të shumta që e kanë penalizuar.

Bekim Balaj? Të gjithë e njohim këtë lojtar, por Bekimi ka pasur impakt pozitiv te ekipi. Ka rritur anën psikologjike te skuadra pasi është lojtar i Kombëtares.

Nuk duhet të lihen të gjitha gjërat në dorën e Bekimit. Uroj që të shënojë ndaj Tiranës dhe të hapet sërish kampionati. Superiorja ka pasur rritje dhe nuk është e lehtë që të përshtatesh. I duhet pak kohë sa të ambientohet”, tha Lika.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img