Tuesday, May 14, 2024

Partizani mposht Dinamon në “Elbasan Arena” dhe thellon më tepër krizën e bluve

Lexo

Dinamo-Partizani 1-3 (90’+3′ Kaçorri / 58′ Bintsuka, 78′ Rrapaj, 83′ Da Silva)

Pas dy barazimeve radhazi, Partizani u rikthye te fitorja në kampionat duke triumfuar në derbi ndaj Dinamo City, me rezultatin 1-3 në “Elbasan Arena”

Pjesa e parë e ndeshjes kishte pak raste dhe u zhvillua me një ritëm të ulët. Duke mbyllur kështu pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë ikshte një pamje krejtësisht tjetër. Futja e Da Silvës në lojë, ndryshoi gjithçka.

Braziliani Da Silva, i cili hyri në lojë në minutën 58′, ishte menjëherë protagonist teksa dha asistin te goli i Bintsouka. Në minutën e 78-të, Rrapaj dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zone, ndërsa 5 minuta më vonë, ishte Da Silva që shënoi të tretin. Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Kaçorri në minutat e fundit me penallti.

Një tjetër humbje për Dinamon, që renditet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë. Ndërkohë Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme para derbit me Tiranën, teksa ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, 2 më pak se bardheblutë kryesues, me të cilët përballen të martënn.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img