Wednesday, December 11, 2024

“Gjermani 2024”-UEFA zbulon emrat e arbitrave të finaleve

Lexo

Slloveni Vinçiç do të drejtojë Borusia Dortmund-Real Madrid

Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA ka bërë të ditur të hënën edhe emrat e “bilbilave” që do të drejtojnë finalet e veprimtarive të klubeve të futbollit evropian të këtij sezoni, për meshkuj dhe femra. Ata janë Istvan Kovaçi, Artur Soaresh Diash dhe Slavko Vinçiç, që do të gjykojnë edhe në Evropianin e Gjermanisë, por edhe Rebeka Uelç. Kështu, në rend kronologjik, Kovaçi do të gjykojë finalen e Ligës së Evropës, midis Atalantës dhe Bajer Leverkusenit, që do të luhet në Stadiumin “Dablin Arena” të kryeqytetit të Irlandës të mërkurës së 22 majit, duke nisur nga ora 21:00.

Një gjyqtar ndërkombëtar që nga 2010, 39-vjeçari hungarez nga Rumania do të drejtojë finalen e tij të dytë kontinentale teksa ka gjykuar edhe finalen e parë të Ligës së Konferencës midis Romës dhe Fejenordit, që u mbajt në maj të 2022-shit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ndërkaq, Artur Soaresh Diash do të gjykojë finalen e edicionit të 3-të të Ligës së Konferencës midis Olimpiakosit dhe Fiorentinës, që do të luhet në Stadiumin “AEK Arena” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, të mërkurën e 29 majit, duke nisur nga ora 21:00.

Portugezi 44-vjeçari, gjyqtar ndërkombëtar që nga 2010, do të drejtojë finalen e tij të parë kontinentale. Ndërkaq, Sllavko Vinçiçi nga Sllovenia do të gjykojë finalen e madhe të Ligës së Kampioneve midis Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit, që do të zhvillohet në mitikun “Uembli” të Londrës, të shtunën e 1 qershorit 2024, duke nisur nga ora 21:00.

Një gjyqtar ndërkombëtar që nga 2010, 44-vjeçari do të drejtojë finalen e tij të dytë kontinentale teksa ka gjykuar edhe finalen e Ligës së Evropës në 2022-shit, midis Eintrahtit të Frankfurtit dhe Gllasgou Rejnxhërs, që u mbajt në Sevilje të Spanjës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img