Sunday, April 28, 2024

Xhudistja shqiptare, Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slam në Baku

Lexo

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Gjakova arriti majat në peshën deri në 57 kilogramë duke mposhtur në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Nora e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, derisa fitoi me ‘ippon’ ndaj polakes Arleta Podolak, në raundin e tretë gjithashtu fitoi me ‘ippon’ ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale ajo mposhti Priscilla Gneton e Francës, po ashtu me ‘ippon’.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë. Gjakova e mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i fituar kështu Kosovës medaljen e artë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img