Thursday, May 16, 2024

(Intervista) Trajnerët Zekic dhe Di Biagio flasin pas ndeshjes Partizani 3-1 Dinamo

Lexo

Partizani ka fituar sot derbin ndaj Dinamos me shifrat 3-1. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Zoran Zekic, dha prononcimin e tij për MCN TV:

“Sot nuk do të flas shumë për taktikë edhe për shkak të derbit me lojtarët se disa gjëra nuk ishin si desha. Ishim të ngadaltë, pa energji, por nuk dua të flas shumë për këtë. Nesër kthehemi në stërvitje për Tiranën.

Ndryshimi nuk erdhi vetëm nga Da Silva. Diçka e kuptojmë por ai hyri e na dha diçka që na nevojitej për të cilën folëm në pushim. Sot, falë Zotit ishte me fat për ne.

Shpresoj të jetë situata pozitive, se si trajner duhet të flas për probleme gjatë ndeshjes e javës. Por është normale, do të mundohemi të kuptoj më mirë këtë mentalitet dhe pas dy muajsh do ta kuptojmë më shumë njëri-tjetrin.

Jam shumë i kënaqur, por kjo skuadër nuk është e kompletuar. Nuk jam i kënaqur se nuk i dhashë mundësinë të rinjve që t’u jap shans sa dua. Shpresoj në të ardhmen, por situata në këto momente është më mirë se sa më parë.

Mund të flasim për çështje pas çdo ndeshje, por kur fiton çdo gjë është më mirë. Ne duhet të përmirësohemi se nuk kemi kohë, duhet të gjejmë energji dhe zgjidhjen më të mirë për të fituar ndaj Tiranës e pastaj të shohim. Nuk mund të them se jam nervoz, por pres më shumë nga ekipi se mendoj se kemi më shumë mundësi për të treguar veten e luajtur mirë.

Gjithmonë problemi, si e kuptoj unë futbollin është me çfarë mendje vjen në fushë, se me raste luajmë më shpejt, herë tjetër me lojtarë më teknikë. Nuk është ky problemi, është mendore gjithçka. Shpresoj që të luajnë bashkë Da Silva, Bintsuka e Mban ë të ardhmen.”

Nga ana tjetër, Trajneri i Dinamos, Luigi Di Biagio, u shpreh i shqetësuar për reagimin që pati skuadra pas golit:

“Diçka nuk po shkon si duhet, ndryshe nga ndeshjet e para. Do shikojmë se çfarë nuk po funksionon, për atë që na çoi te ky rezultat.

Nuk është e thjeshtë, unë jam mësuar me beteja rrugës. Jemi në fillim, por pikët shqetësojnë. Ajo që më shqetëson më shumë, është shthurja e skuadrës pas golit. Unë jam trajner i betejave dhe lojtarët duhet të më ndjekin.

Duhet të jemi më shumë skuadër, kryesisht në mbrojtje. Nuk duhet të pësojmë gola të tillë. Unë duhet të gjej zgjidhjet e duhura. Duhet të ishim më bindës në 30 metrat e fundit. Duhet të jemi më shumë skuadër, në mbrojtje. Është e patolerushme për mënyrën si erdhi goli i parë.

Nuk mendoj se bëhet fjalë sa e ndjejnë fanellën. Është një skuadër që u ndërtua në pak ditë. Kjo nuk është justifikim, por futet te fokusi i problemeve të kësaj skuadre.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img