Bylisi dhuron surprizën në javën e 17-të të kampionatit Abissnet Superiore, pasi ka mposhtur 2-1 Partizanin në “Adush Muça”.
Pjesa e parë pa ballshiotët më agresivë. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në fundin e fraksionit të parë, ku në 8 minuta lojë Gjata dhe Camara shënuan dy herë në portën e Qirkos.
Shpresat për 1 pikë të ‘Demave’ i mbajti gjallë Albers Keko, fill pasi u hodh në fushë. Si sulmuesi i kryeqytetasve, edhe ai i bylinjotëve patën boll ratse për të patur dopietë sot.
Kështu, Partizani ngel prapa Egnatias në Superiore duke mos i parakaluar dot. Për ballshiotët kjo është një pikë me shumë vlerë dhe që rrit optimizmin brenda ekipit.