Saturday, July 27, 2024

Partizani-Teuta 1-1. Trajneri i Partizanit. Abilaliaj, i pakënaqur nga skuadra e tij: Bëmë gabime të pafalshme

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Arbër Abilaliaj, pas barazimit, 1 me 1 me Teutën

“Kam përshtypjen që bëmë gabime të pafalshme njësoj si me Tiranën. Të gjithë topat ua dhuroi Murataj ose Sembene. Më vjen keq se nuk mund të luajmë kështu, dy tre lojtarë po vijnë avash avash në formë, të marrësh atë lloj goli është e habitshme.

Në pjesën e dytë edhe mund ta kthenim ndeshjen, në fund sna lejnë as të luajmë futboll. Nuk besoj se ka lidhje ngarkesa në derbi, e kemi humbur stabilitetin në qendër dhe kjo na sjell pasiguri për të gjithë ekipin.

Jemi të detyruar të marrim 3 pikët në çdo ndeshje, disa lojtarë futen në situatë pasigurie dhe kjo nuk i shkon për shtat këtyre lojtarëve. Mendoj që kemi ndryshuar diçka në pjesën e dytë, po të kishim shënuar me rastet e Kekos dhe Carës, por kthehemi tek sëmundja e vjetër që shpërdorojmë për të shënuar. Terreni nuk të jepte mundësinë ishim futur në lojë për fitore dhe sja dolëm, kështu mendoj se kemi dështuar në një farë mënyre.

Më shqetëson faza defensive, duke pasur parasysh Hadrojn që kthehet pas një pushimi të gjatë dhe smund të jetë në formën e tij më të mirë, ashtu si Atanaskoski, Mba apo Da Silva. Për Carën dhe Rrapajn ka një rënie të formës së tyre, spo ju marrim maksimumin, reparti difensiv vuan pasiguri të jashtëzakonshme. Me sportistët jam i kënaqur se e di situatën, jam i bezdisur për faktin që të bëhen 20 faulle dhe të jepet vetëm 1, kjo sjell një përshtjellim dhe sado i qetë të jesh të sjell problem”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj për “MCN TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img