Wednesday, February 28, 2024

Barazimi, 1 me 1 me Partizanin. Trajneri i Teutës, Edi Martini: Humbëm dy pikë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Teutës, Edi Martini pas barazimit 1-1 me Partizanin

“E nisëm mirë takimin dhe e gjetëm golin. Djemtë luajtën, mund të bënim edhe golin e dytë. Më pas vjen pjesa e dytë, ku duhet të ishim më të qetë, por humbëm raste, presion sa vjen e shtohet. Ajo që duhet të marrim tri pikë është në kokën e gjithsecilit te ne. Normal që edhe presioni psikologjik është, pasi kemi disa ndeshje pa fitore. Mendoj se meritonim ta fitonim këtë takim.

Futëm Demircanin për të vrapuar, markuar dhe sulmuar lart që Partizani të mos afrohej. Daci ishte pikë referimi dhe ne fusim të gjithë lojtarët që tregojnë formë gjatë javës stërvitore.

Presioni psikologjik bën që të kthehemi të mbrojmë rezultatin dhe kështu lëshuam terren, plus dihet ndërrimet e Partizanit se çfarë cilësie kanë. Nuk e meritonim këtë barazim.

Janë momente, atëherë ku ke nevojë të shënosh golin e dytë, nuk vjen. Është edhe mosha e re, plus zihemi të papërgatitur te momenti i pësimit të golit.

Ndikoi edhe lodhja nga ndeshja e Kukësit. Rënia në pjesën dytë erdhi nga ngarkesa, pasi kishim 2 ndeshje në tre ditë. Kur vjen e keqja nuk di ku të ndalesh.

Moment jo përqendrimi te goli. Mungesë fati, pasi po të shikosh rastet, takimi duhej mbyllur më herët për ne.

Ky kampionat nuk e di kujt me ia lëshuar vendin e katërt. Kemi edhe tre ndeshje deri në fund të vitit, janë 9 pikë të marrim maksimumin dhe të jemi më të qetë. Kampionat me pak diferenca, siç u pa sot

Me pak individualitete mund të jemi pak më mirë.

sulmi?

Pjesa sulmuese është vuajtje e komplet ekipit. Nuk dua të shtoj përgjegjësi. Ne jemi koshientë që të bëjmë maksimumin, kemi kohë.  Nuk është çudi ti fitosh dhe humbësh 3 takimet e radhës. Të mbarojmë këto takime të fundit të vitit dhe të flasim më vonë”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img