Thursday, April 25, 2024

Pas 38 viteve, Trabzonspor, shpallet kampion i Turqisë, tifozët pushtojnë stadiumin dhe më pas edhe qytetin

Lexo

Kërkonte vetëm një barazim dhe atë arriti në ndeshjen kundër Alanyaspor. Më në fund pas 38 viteve pritje, skuadra nga brigjet e Detit të Zi, thyen dominimin asfiksues të treshes Beshiktash-Fenerbahce-Galatasaray duke u rikthyer kampione e Turqisë me meritë të plotë 3 javë nga fundi. Festë legjitime në qytetin e peshkatarëve ku Trabzonspori finalizoi një sezon rekordesh dhe mund të gëzojë për një titull të ndërtuar hap pas hapi por në perfeksion.

Pas 34 javëve me 12 pikë diferencë nga vendi i dytë i Fenerbahce. Rrallëherë gjatë viteve të fundit një skuadër e ka dominuar kampionatin turk në mënyrë kaq prepotente dhe trofeu duket se ka shkuar në qytetin më ideal të mundshëm duke parë lidhjen e njerëzve me skuadrën. Gjatë 38 viteve të fundit mes shumë vështirësive, askush nuk e braktisi madje Trabzonspori është një nga skuadrat me tifozerinë më të zjarrtë të Turqisë dhe këtë e tregojnë qartësisht edhe statistikat e ditëve të fundit.

Fluturimet drejt qytetit port janë shtuar me 45 të tilla çdo ditë pasi mijëra emigrant nga çdo cep i botës kanë dashur të festojnë në shtëpi titullin e shtatë të historisë. Në vitin 1976 Trabzonspori shkallmoi dominimin e Stambollit për herë të parë ndërsa në 1984-ën mbylli një cikël suksesesh në 5 trofe rresht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img