Monday, April 29, 2024

Pas Kombëtares së madhe, Euro U-21 e Bushit nis sot kualifikueset

Lexo

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të sfidojë sot Armeninë në ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për Grupin E, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2025.

Takimi nis në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Abovyan City”. Alban Bushi shpreson që ta nisë me fitore këtë fushatë kualifikuese, ndërsa nuk do të ketë të gatshëm për shkak dëmtimi mesfushorin e talentuar, Adrian Pajaziti.

Nga ana tjetër, pritet të debutojnë Enis Asani dhe Arlind Rexhepi, të cilët janë pajisur me pasaporta shqiptare. Më 12 shtator Shpresat luajnë ndeshjen e dytë me Rumaninë në “Elbasan Arena” në orën 18:30.

Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e Grupit E ku përveç Armenisë bëjnë pjesë edhe përfaqësuesja e Finlandës, Rumanisë, Malit të Zi dhe Zvicrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img