Friday, May 10, 2024

FK Deçiç – KF Vllaznia, miqësore, sot, ora 18:00 në stadiumin “FSCG Football Ground”, Podgorice. Transmetim Live në Youtube, MNE SPORT TV

Lexo

Ndërprerja e kampionatit të kategorisë Superiore për shkak të ndeshjeve zyrtare të kombëtares së Shqipërisë për eleminatoret e Europianit  “Gjermani 2024”,  të nxitur drejtuesit kuqeblu për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Dhe, është gjetur skuadra e Deçiçit në kampionatin e Superiligës malazeze për t’u ndeshur në këtë miqësore. Miqësore, që në fakt iniciues të kësaj përballje kanë qënë dy presidentët aktualë të klubeve përkatëse, Pal Dreshaj i Deçiçit dhe Alban Xhaferi i Vllaznisë, të cilët duke qënë në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar në Berlin, kanë rënë dakord për një ndeshje të tillë.

Për vete nivelin aktual cilësor që skuadra e Deçiçit, ndër më të mirat e kampionatit të Superligës malazeze, sfida në fjalë pritet të jetë  një test shumë i dobishëm për stafin teknik të Vllanzisë dhe konkretisht për trajnerin Migen Memelli, në prag të ndeshjes së javës së tretë me kampionen Partizani.

Në të njëjtën kohë, miqësorja në fjalë i shërben edhe vete skuadrës pritëse, që në fakt me Vllazninë udhëtuese nuk do të kenë mundësinë të luajnë në stadiumin e Tuzit, por ndeshjen do ta zhvillojnë në Podgoricë, në stadiumin, “FSCG Football Ground”, Podgorice që është edhe qëndra stërvitore e ekipeve kombëtare të Malit të Zi.

Nga sa bëhet e ditur, klubi vendas ka planifikuar që miqësorja në fjalë, Deçiç-Vllaznia të transmetohet live në në Youtube, MNE SPORT TV.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img