Saturday, July 27, 2024

(Pas ndeshjes) Orges Shehi: E filluam mirë, por na dëmtoi penalltia dhe kartoni i kuq

Lexo

Për trajnerin e Tiranës, Orges Shehi, skuadra e drejtuar prej tij e filloi mjaft mirë ndeshjen, por penalltia e shkaktuar nga Zhivanaj, dhe mbetja me një futbollist më pak i prishi balancat e ndeshjes. “Është e vërtetë që e nisëm shumë mirë ndeshjen dhe u shfaqem në zonë me rrezikshëm. Diferencën e bëri penalltia sepse morëm një goditje të dyfishtë. Pastaj gjithçka u bë më e vështirë. Ngelëm me dhjetë vetë ,shumë lojtarë shpenzuan shumë energji. Dhe në pjesën e dytë u futem për të kërkuar rezultatin por nuk ja dolëm. Ne e dinim që një ndeshje e tillë duhej luajtur me optimizëm dhe besim. Lojtarët i komplimentoj sepse ngelem shumë shpejt me dhjetëve veta. Dhe në pjesën e dytë u përpoqem të përmbysnin dhe pse me dhjetë veta. Patën rastet e duhura, por nuk arritëm ti konkludonim rastet. Ky është futbolli dhe ta pranojmë dhe pse rivali është i yni direkt, u mbrojt mire dhe gjatë të gjithë kohës. Pas çdo humbje gënjen nëse thua që nuk je i mërzitur. Duhet të kompletojë lojtarët. Ndërrimet ishin të detyrueshme për shkak të ngjarjeve. Nuk mund të luanim me dy mesfushor në qendër.”, tha Shehi.

Nën gjykimin e Shehit, nga tre ndeshjet e deritanishme, kjo e sotmja me Vllazninë është më e mira, ndërkohë që në ndeshjen e Rrogozhinës përballë Egnatias, skuadra u trondit nga dëmtimi i  Qefalisë.  “Xhixha u konsumua shumë dhe rreziku po na vinte në krahun e tij dhe prandaj u zëvndësua sepse u konsumua dhe shpenzojë shumë. Shfrytëzuam arsenalin sulmues që kishim dhe Patriku është i njejtë me Xhixhën si karakteristika. Hasani është lojtar që pozicionin e krahut dhe numrin dhjetë e bën më mirë se qendrën. Hasani do të luaj në pozicionin e  vet, por është situata me lojtarët që janë bashkuar më vonë dhe me kalimin e kohës do të kalojë në pozicionin e tij të preferuar”, prfunduar tekniku kryeqytetas, Orges Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img