Sunday, May 19, 2024

(Intervista) Alban Xhaferi, i kënaqur për fitoren, por kërkon nga skuadra të qëndrojë larg euforisë

Lexo

Ashtu si edhe në të gjitha ndeshjet e tjera, brenda dhe jashtë rrethit, por edhe brenda dhe jashtë vendit, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ishte i pranishëm edhe sot pranë skuadres duke ndjekur nga tribuna VIP e stadiumit “Selman Stërmasi” sfiden, Tirana-Vllaznia.  Duke folur pas ndeshjes, ku Vllaznia fitoi me rezultatin 1-2, kreu i klubit kuqeblu shprehet i kënaqur për atë që dha skuadra që financohet prej tij. Megjithatë, ai i kërkon të tijve të qëndrojnë larg euforisë duke qëndruar me këmbë në tokë.

Zoti Xhaferi, fitorja në transfertë me Tiranën kampione në fuqi, padyshim që ju ka gëzuar.

Mendoj se skuadra bëri një lojë shumë të mirë dhe e meritoi plotësisht fitoren. Sigurisht që fitorja këtu në Tiranë të gëzon edhe më shumë për shkak të rrethanave të situatave të sezonit të kaluar. Por mendoj se duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të ecim në këtë rrugë dhe të bëjmë gjëra të bukura. Jam i kënaqur por sigurisht ndoshta në momente të caktuara mund të bëjmë më mirë. Nuk duhet të jemi të kënaqur, duhet të përmirësohemi, por në fund duhet të jemi të lumtur që morëm rezultat pozitiv.

Fansat kuqebu vazhdojnë të jenë në mbështetje të skuadrës.

Duhet t’i falënderoj se pa ata nuk ekzistojmë, thjesht të na mbështesin sa më shumë.

Mendoni se kjo fitore vlen shumë për të ardhmen?

Sigurisht, bëhet fjalë për një rival direkt e kampion në sezonin e kaluar. Vlen por është fillimi dhe gjithçka ka kohën e duhur. Kampionati është i gjatë, ka shumë surpriza dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mendoj se skuadra mund të bënte më shumë dhe ndoshta një gabim i Markut nuk duhej se ishim 2-0 dhe ishim dominues. Janë momente që duhet të mësohen dhe përmirësohen në vijim. Futbolli nuk ka mëshirë dhe nuk është fjala e duhur por mendoj se luajtëm për të fituar dhe nuk është se i lamë gjë mangut në këtë pjesë.

Me 6 pikët radhazi ndaj dy rivalëve, Kukësi dhe Tirana, duket një Vllazni për titull.

Është shumë herët, kemi kampionat boll dhe duhet të jemi plotësisht me këmbë në tokë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img