Sunday, May 5, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët, Skënder Gega dhe Emiliano Çela, analizojnë takimin Kukësi-Kastrioti, 1-2

Lexo

Skënder Gega(Trajner i Kukësit):

“Me dy fjalë nuk mund ta bësh analizën e 90 minutave, në pjesën e parë ekipi i Kastriotit u mbrojt me shumë lojtarë, në pjesën e dytë luajtëm mirë. Mua më pëlqeu pjesa e dytë, pavarësisht se në dy raste, dy kundërsulme, të pavendosur e pavëmendshëm, u ndëshkuam. Kurse pjesa tjetër ishte e mirë, qarkulluam topin, merrnim krahët. Por në fund fare u ndëshkuam, nuk është hera e parë. Ndjej keqardhje sepse djersitëm, por nuk është e mjaftueshme të djersitesh po që çdo gjë të jetë në vendin e duhur.  Kritika ka patjetër kur humbin ndeshjen. Nuk jemi të parët që humbim ndeshje por kur humb një ndeshje me një rival që të paktën në letra quhet më i dobët, ndoshta e ndjen më shumë. Unë isha përgatitur gjatë gjithë kohës dhe thosha që nuk është i lehtë, se nuk duhet t’i referohemi klubit apo historisë, por 90 minutëshit. Unë e dija që nuk ishte ndeshje e lehtë, jam munduar që t’i motivoj gjatë gjithë javës që të jenë të vëmendshëm, por pjesa e dytë, ndryshe nga performanca e asaj që paraqitëm, solli dy gola që për mua ishin të evitueshëm.

Por është edhe e pafalshme për një ekip që të shkërmoqet në atë lloj mënyre. Është përgjegjësi e madhe, unë jam mësuar të marr përgjegjësitë se jam trajneri i tyre. Pavarësisht se nuk është e mirë të bësh analiza me kokë të nxehtë pa e parë ndeshjen disa herë, aty e sheh kush është ai që na ka ndëshkuar. Mënyra më e drejtë nga ana profesionale është që marrin përgjegjësi të gjithë. Por e merr trajneri dhe kjo është krejt normale për mua.

Përgjegjësitë janë të ndryshme, si trajner jemi përgatitur dhe jemi munduar t’i largojmë nga presioni. Ekipi është bërë nga fillimi dhe të jem i sinqertë asnjërit nuk i është thënë jo. Kush ka qenë i gatshëm i janë plotësuar gjërat, nuk është për t’i mbajtur me të mirë. Ata janë vërtetë, ata janë profesionistë, është herët për të folur dhe marr presionin. Por edhe pak duhet që ata të zgjidhen se janë tre ndeshje, në këtë prizëm jam munduar të flas me ekipin.”

Emiljano Çela(Trajner i Kastriotit):

“Jam shumë i lumtur sepse vinim pas dy ndeshjeve që na ndikuan sepse mungesa e pikëve ndikon dhe ndeshja me Erzenin ishte shumë e mirë dhe ekipin ishte në ekuilibër luajtëm mirë pavarësisht se nuk fituam, por në fund janë pikët ato që sjellin qetësi. Punuam për vazhdimësinë me lojtarët kjo javë është për tu marrë shembull , në këtë ndeshje kisha shpresë shumë të madhe për fitore dhe këta çuna kanë bërë një stërvitje të jashtëzakonshme ndaj javës, kishim dhe fat sepse dhe ai duhet në futboll. Qëndrova te Kastrioti sepse kam nevojë të përmirësohem më shumë në këtë zanat të ri dhe jam në proçes une me këtë çuna. Kemi bërë disa afrime shumë të goditura. Është e vështirë të përsërisim rezultatet e vjetshme, por do të kërkojmë të kemi sa më shumë vazhdimësi.. Mendoj qe grupi këtë vit është më i kompletuar.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img