Monday, May 6, 2024

Start i dobët i verilindorëve. Kukësi, tre ndeshje me vetem një pikë

Lexo

Kukësi-Kastrioti  1-2(Shënues: Zivjoviastrioti  1-2(Shënues: Zivjoviç 61’/Prenkoçeviç 69’, Mehmeti 90’)

KUKËSI – Tafas; Haxhiu, Ferreira, Bytyçi, Ndreca; Moraesh, Gj. Taipi, Hasaj; Meksi, Zivkoviç, Giasi. Trajner: Skënder Gega.

KASTRIOTI – Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Prenkoçeviç; Xh. Mehmeti, Morbek, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela.

Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë), Asistent i parë – Alfred Shkreta (Tiranë), Asistent i dytë – Feliks Kolleshi (Tiranë), Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Klodian Shahini (Durrës), AVAR – Xhuljo Mani (Tiranë)

Një start shumë i dobët duhet konsideruar ky i këtij sezoni futbollistik për Kukësin. Edhe pse në merkato skuadra e drejtuar nga Skënder Gega ka qënë shumë active duke u konsideruar me të drejtë një nga pretendentet kryesorë për titull, verilindorët kanë zhgënjyer në këtë fillim kampionati. Tre ndeshje me vetëm një pikë, vertet janë shumë pak duke e pozicionuar Kukësin në vendin e parafundit të tabelës së klasifikimit.

Nëse barazimi në shtëpi me kampionët e Tiranës dhe humbja në transfertë në sekondat e fundit të ndeshjes, mund edhe të jenë rezultate të pranueshme, kjo e sotme që u mbyll me humbje në shtëpi me Kastriotin mysafir është e pafalshme.

Krutanët kanë arritur të marrin një fitore 2-1 falë një goli të shënuar nga Mehmeti në minutën e 90-të të takimit. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, me verilindorët që kanë shënuar të parët, por më pas kanë provuar shijen e hidhur të përmbysjes.

Një sfidë që nisi e mirë për të besuarit e trajnerit Gega, të cilët ishin të pafat në minutën e 17-të kur topi u ndal në shtyllë. Megjithatë, edhe krutanët provuan të bëjnë lojën e tyre duke u shfaqur rrezikshëm në disa moment, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë Kukësi shfaqet më kërkues dhe në minutën e 61-të arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Zivkoviç. Por avantazhi verilindorëve nuk do të zgjasë shumë pasi krutanët arrijnë të barazojnë në minutën e 69-të me anë të Prenkoçeviç. Pas këtij momenti skuadra e Kukësit hidhet e tëra në sulm, në kërkim të golit të avantazhit, të cilin nuk arrijnë ta sigurojnë.

Përkundrazi, hapësirat e shumta të lënë prapa bëjnë që Kukësi ta pësojë në fund. Duket një fotokopje e asaj që ndodhi në Shkodër. Pasi, kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, vjen dhe goli i fitores për krutanët me një goditje nga jashtë zone të Mehmetit, i cili shtang Kukësin dhe i dhuron tri pikë skuadrës së tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img