Sunday, May 5, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët Tetova dhe Kapllani analizojnë ndeshjen Erzeni 0-0 Egnatia

Lexo

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Erzenit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Ky rezultat i shkon më shumë për shtat shijakasve që tashmë e shohin veten në krye të Superiores me 12 pikë të barabarta me Tiranën dhe Partizanin.

Pas kësaj ndeshje, Egnatia mbetet në vendin e gjashtë me 9 pikë. Kurse shijakasit vijojnë të befasojnë elitën. Aktualisht në krye është Tirana, kurse pas bardhebluve renditet Erzeni me pikë të barabarta me kampionët e Shqipërisë si dhe Partizanin.

Edlir Tetova ka folur pas barazimit pa gola 0-0 kundër Erzenit. Trajneri i Egnatias u shpreh:

“Ndeshja sot u nda me episode. Kishim një 20 minutësh shumë të mirë në pjesën e parë. Ata kishin minutat e veta të mira. Por, mendoj se ishim më afër golit. Lojtarët s’janë shumë të përqëndruar para porte. Do të punojmë më shumë për këtë pikë që të jemi sa më afër golit. Sigurisht mërzia vjen kur nuk vjen goli.

Sulmuesit? Kishim një metodë për të futur Fernandon mes linjave. Në 20 minutat e para kjo shkoi mirë, më vonë u detyruam të ndërronim skemën.

1 pikë? Ndeshja ndeshjes nuk i ngjan. Erzeni ka provuar kundërsulmin. Kur nuk shënon, presioni rritet te lojtarët. Ishin të paqartë para porte.

Selita? Ka qenë 100 përqind në detyrë. E komplimentoj për paraqitjen në këtë ndeshje. Musta është me eksperiencë që i shërben ekipit”, u shpreh ai.

Trajneri i Erzenit, Edmond Kapllani, deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Mendoj që ne kishim lexuar mirë, analizuar mirë ndeshjen e javës së shkuar. Mendoj që nxorrëm gabimet. Kundërshtarin e kishim analizuar si në anën ofensive dhe atë difensive. Mendoj se e filluam jo mirë. Pjesa e dytë ka folur më shumë për ne. Kemi qenë më afër portës se kundërshtari. Ata prisnin që të na kapnin në kundërsulm.

Përgjumje? S’mund të thuash përgjumur. Por, derisa u ambientuam me fushën dhe kundërshtarin. Fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sfidës.

Me goditje standarte kemi punuar gjatë gjithë këtyre javëve. Me Ballshin nxorrëm shumë mësime për të qenë më vigjilentë me kundërshtarin.

Ndeshjet në Shijak? Edhe këtu në Durrës ndihemi shumë mirë sepse të gjithë tifozët e Erzenit na suportojnë. Por, në Shijak do të ishte dyfishi i suportit. Çdo ekip në Shqipëri do ta kishte shumë të vështirë në Shijak. Së shpejti do të nisin punimet në stadiumin “Tofik Jashari”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img