Friday, October 11, 2024

Pas pak, ora 14:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Flamurtari. Hyrja falas, pa bileta. Formacioni dhe arbitrat e ndeshjes

Lexo

Vllaznia-Flamurtari, vlerësohet si dueli më i rëndësishëm i ndeshjeve të kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida në fjalë, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 14:00. Vllaznia, me objektiv përmbysjen e disavantazhit 2-1 të ndeshjes së parë të luajtur në Vlorë dhe kualifikimin në turin e  dytë. Ndërkohë, që edhe miqtë synojnë për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë, në mënyrë që të jenë ato që shkojnë në turin e dytë.

Të dyja skuadrat kundërshtare tashmë kanë mbërritur në mjediset e “Loro Boriçit” dhe po përgatiten për të dalë në nxemje. Ndonëse akoma nuk janë dorëzuar zyrtarisht formacionet nga stafet përkatëse, në kampin kuqeblu mësohet se do të ketë ndryshime nga ndeshjet e mëparshme, qoftë në formacion, por edhe në skemën e lojës.

Ajo që është e sigurtë ka të bëjë me mungesën e pesë lojtarëve titullarë, si Latifi, Hakaj, Boshnjaku, Heriç, të cilëve në momentet e fundit i është bashkuar edhe kuksiani Jonuzi, futbollistë këto që kanë shfaqur shqetësime dëmtimesh.

Qarri në portë, Gurishta, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Kruja, Marku, Mala, Hoxhaj, Vulaj, Kaina. Ky është formacioni që pritet të aktivizojë trajneri Mirel Josa për këtë ndeshje.

Ndërkohë, janë caktuar edhe arbitrat e kësaj ndeshje, ku kryesor do të jetë Adrian Beqiraj i kolegjumit të Tiranës, duke pasur si ndihmës anësorë, Ani Koçiaj(Tiranë) dhe Rexhep Muzhaqi(Elbasan). Arbiter i katërt do të jete Silvio Dyrmishi(Elbasan). Laçiani Sokol Çekaj është në rolin e vëzhguesit të ndeshjes, ndërsa Petrit Haxhiaj, delegat i Federates Shqiptare te Futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img