Thursday, May 9, 2024

PESHËNGRITJE-Erkand Qerimaj, akuza të ashpra ndaj presidentit të FSHP: “Federata fshehu kapjen e një sportisti me doping, të largohet Elez Gjoza”, shkruan nënkampioni i Europës

Lexo

Ka 22 vite që është në majën më të lartë të peshëngritjes shqiptare, por gjatë të gjithë karriertes së tij sportive, Erkand Qerimaj është parë jo pak herë të shfaqet reargues ndaj situata problematike që kanë shoqëruar peshëngritjen shqiptare, dhe konkretisht edhe Federatën Shqiptare tgë Peshëngritjes.

Reagimi i fundit ka të bajë me një rast, që sipas tij, FSHP, ka mbajtur të fshehur kapjen me doping të një sportisti, për të cilin ai ka kërkuar largimin e drejtuesit të federatës nga posti që mban. Akuzat ndaj kreut të FSHF-së, Elez Gjoza, Qerimaj i ka publikuar përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Postimi  i Erkand Qerimajt në FB

Skandali i fundit ne federaten e peshngritjes, rasti i fundit i nje rasti sportist qe esht kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten dhe Elezin . Mendimi eshte qe urgjentisht Elez Gjoza te japi Dorheqjen e te behen zgjedhje te reja. Drejton Federaten qe ne Vitin 2013 dhe ka bere 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata eshte per sportistet e Tranjeret, jo per te shkuar ne xhepat e medhenje te Presidentit. Ku realizon Turizem me njerzt e Familjes me leket e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata

Hajdut… Mashtrues

Mendimi Im Erkand Qerimaj

Kampion Europe Bote qe nga vitit 2002

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img