Monday, May 20, 2024

Liga e Kampioneve-Levandovski thërret, Osimhen përgjigjet

Lexo

Napoli dhe Barcelona e kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen mes tyre

Me ndeshjet e dy çifteve të fundit, janë mbyllur të mërkurën në mbrëmje takimet e para të turit të 16-shes të Ligës së Kampioneve. Dhe, Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar ka sjellë përballjen më të spikatur të mbrëmjes, Napoli-Barcelona, si dhe emisionin e posaçëm të Ligës së Kampioneve.

Në sfidën e luajtur në Stadiumin “Diego Armando Maradona”, pjesa e parë ka qenë e mbizotëruar nga skuadra katalane, e cila ka bërë një vëllim më të madh loje dhe ka ndërtuar edhe raste për shënim, përballë një skuadrës vendase, që ishte më e përqendruar në fazën mbrojtëse, për të mos pësuar shpejt gol.

Dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa ajo e dyta do të shohë Barcelonën të bëjë dallimin falë cilësisë në organikën e saj pas një ore lojë, pasi një veprim vetjak i Robert Levandovskit finalizohet me një goditje të beftë të polakut, që mposht mbrojtësit dhe portierin e Napolit dhe përshëndet rrjetën.

Loja në vijim do të hapet, me të dyja skuadrat që kërkojnë të gjejnë golin që do të ndryshonte shumëçka dhe, 15 minuta para fundit, Osimhen do të rrotullohet bukur në zonë dhe do të godasë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Nuk ka më gola deri në fund dhe mbyllet në barazim 1-1 kjo sfidë e parë midis Napolit dhe Barcelonës, duke lënë gjithçka për ndeshjen e kthimit sa i përket kualifikimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img