Friday, April 26, 2024

Peshëngritje-Europiani i Rusisë/Shkodrani Erkand Qerimaj, i dyti në shkëputje dhe i treti në dygarësh

Lexo

Shkodrani Erkand Qerimaj, i cili është pjesë e formacionit të kombëtares shqiptare konkuruese në Kampionatin Europian të peshëngritjes Moske 2021 që po zhvillohet në Rusi është ngjitur në pedanë pasditën e sotme. Një aktivitet ndërkombëtar ky që vlerësohet si kualifikues per lojrat olimpike. Duke konkuruar në Baterinë B peshëngritësi shkodran bëri një prezantim të mirë në stilin e shkëputjes, edhe pse në këtë aktivitet ai nuk shoqërohej nga trajneri i tij personal Zef Kovaçi që nuk udhëtoi me skuadrën për arsye përsonale.

150 kg, 154 kg dhe 156 kg ishin tre provat që i kaloi me sukses Erkand Qerimaj në stilin e shkëputjes duke u renditur i treti në këtë disiplinë. Më pas ai vijoi konkurimin në stilin e shkëputjes ku në provën e parë ngriti 180 kg, ndërkohë duke tentuar të ngrejë 184 kg dhe 185 kg. në dy provat e tjera, ai nuk arriti të fiksojë shtangën duke dështuar.

Për presidentin e Federates Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza që shoqëroi kombëtare shqiptare në Rusi, duke pasur parasysh dëmtimin më herët në garat e Kampionatit Kombëtar, rezultati i Qerimajt në Europian vlerësohet i suksesshëm.

“Gara përfundoi, unë u rendita i 2-ti në Shkëputje dhe i 3-ti në dygarësh në baterinë time! Duke pasur parasysh edhe dëmtimin në brryl e konsideroj sukses garën edhe që dola i padëmtuar! Shumë faleminderit për mbështjeten tuaj dashamirësit e mi”, shkruan menjëherë pas garës në profilin e tij FB, peshëngritsi shkodran, Ernkand Qerimaj.

Në të njëjtën peshë ishte planifikuar të konkuronte edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Daniel Godelli, por për arsye dëmtimi ai nuk mundi të vazhdojë dot garën.  Në tentativë për të ngritur 152 kg në stilin e shkëputjes, Godelli u dëmtua dhe e kishte të pamundur të vazhdonte garën, duke e braktisur atë.

Më herët ishte Evagjeli Veli që fitoi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ndërkohë që ka shënuar edhe tre rekorde të reja kombëtare. Ndërsa, Briken Calja mori 2 medalje, të argjendtë dhe bronzi, në shtytje dhe në dygarësh, në kategorinë për peshat deri në 73 kg.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img