Saturday, November 23, 2024

Pezullohet kampionati i basketbollit në Kosovë

Lexo

Situata përkeqësuese e COVID-19 në Kosovë ka detyruar autoritetet vendase të pezullojnë aktivitetet sportive në palestra, mes të cilave edhe sportin e basketbollit, kampionati i të cilit është ndër më interesantet në rajon. Një vendim i tillë është marrë sot nga Qeveria e Republikës së Kosovë, e cila kështu shfuqizon vendimin e saj të 1 nëntorit që lejonte zhvillimin e aktiviteteve sportive në salla të mbyllura. Lajmi konfirmohet edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës, e cila nga ana e saj njofton të gjitha klubet anëtare të saj se prej sot, të shtunën e të dielën nuk do të zhvillohen ndeshjet e basketbollit të parapara me kalendarët e garave, më saktësisht nuk do të zhvillohen aktivitetet sportive në palestra. Federata e Basketbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet anëtare të saj, si dhe gjithë komunitetin e basketbollit e opinionin e gjerë se në bashkëpunim me institucionet e vendit tonë në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur ecurinë e garave të saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img