Tuesday, October 8, 2024

Volejboll femra-Dorian Tafa dhe Ferdinand Bardeli në krye të ekipeve U-20 dhe U-18

Lexo

Pak muaj më parë volejbolli i femrave në SK Vllaznia pati një lëkundje. Si rezultat i disa debateve brenda përbrenda sektorit të trajnerëve, ekipi i parë thuajse u shpërbë. Trajneri i mëparshëm Besnik Lisha u tërhoq nga drejtimi i ekipit të parë duke preferuar të marrë drejtimin e Skenderbeut të Korçës. Me vete arriti të marrë edhe 3-4 titullare me peshë të formacionit, ndërkohë që duke i shtuar edhe largimin e titullareve të tjera në kryeqytet situata në kampin kuqeblu u rëndua shumë.

Megjithatë, drejtuesit e SK Vllaznia bënë të mundur riorganizimin e këtij sektori duke filluar pikë së pari me emërimin e trajneres së ekipit të parë duke ofruar një emër shumë të njohur si ish volejbollistja e Vllaznisë dhe e kombëtares së Shqipërisë, Nora Deda. Dhe, paralelisht me ekipin e parë, drejtori i SK Vllaznia Mark Kroqi, stabilizoi edhe ekipet zinxhir duke vënë në krye të tyre trajnerët, Ferdinand Bardeli tek U-18 dhe Dorian Tafa tek U-20, trajnerë këto që kanë një përvojë të mirëfilltë në punën me moshat në vite. Ekipet në fjalë ka disa ditë që kanë nisur nga puna dhe duket se situata është në përmirësim e sipër. Falë rikthimit në Shkodër të dy volejbollisteve cilësore, si dhe të veshjes kuqeblu të volejbollistes së kombëtares Esmeralda Tuci, trajnerja Nora Deda shfaqet e kënaqur me formën sportive që ka marrë skuadra që ajo drejton. Ndërkohë, me të njëjtin përkushtim po punohet edhe me ekipet e të rejave, U-18 dhe U-20, ku sipas trajnerëve Bardeli dhe Tafa në gjirin e tyre ka lojtare me perspektive. Në këtë mynyrë, me një bashkëpunim të mirëfilltë në mes stafeve teknike të skuadrave në fjalë, Deda-Tafa-Bardeli, situata në volejbollin shkodran duket e normalizuar dhe që me fillimin e pritshëm të kampionateve kombëtare, shpresohet në arritjen e rezultateve pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img