Friday, April 26, 2024

Pingpong-Liga e përbashkët Shqipëri – Kosovë. Inaugurohet salla e re e pinpongut , ”Vllaznia”. Fitues, Teuta femra dhe Lidhja e Prizrenit meshkuj

Lexo

Pingpongistët më të mirë të Shqipërisë dhe të Kosovës janë ndeshur këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të  Shkodrës në kuadrin e  Ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë. Takimet e para të kësaj Lige janë zhvilluar në Kosovë, në përfundim të të cilave, Lidhja e Prizrenit për meshkuj dhe Teuta për femra janë radhitur të parët. Ndërkohë, takimet e kësaj fundjave të zhvilluara në Shkodër me pjesëmarrjen e 8 ekipeve më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë, ishin takimet e kthimit për sezonin sportiv 2021-2022.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se krahas ndeshjeve për Ligën e përbashkët, Shqipëri-Kosovë, është inauguruar edhe salla e re e pingpongut për ekipet e Vllaznisë, duke i dhënë fund kështu vuajtjeve që pingpongistët shkodranë kishin në realizimin e proçesit stërvitor.

Për sekretarin e Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi, njëherazi edhe ish pingpongist dhe trajner kampion me Vllazninë, ianugurimi i sallës së re sportive të pingpongut “Vllaznia” është një lajm shumë i mirë për komunitetin e pingpongut të qytetit verior, pasi për hirë të së vertetës, gjatë periudhës së fundit ekipet kuqeblu nuk kanë pasur kushte të përshtatshme stërvitore. Me këtë rast, sekretrari Binoshi bëri të ditur, se ndërtimi i sallës së re të pingpongut në Shkodër është shoqëruar me plotësimin e saj me një nga bazat material më bashkëkohore, gjë e cila do të thotë se shumë shpejt, rezultatet e pingpongistëve shkodranë do të kenë një rritje të shpejtë dhe të dukshme, ashtu si dikur kur Vllaznia si ekip dhe si individë fitonte trofe kombëtar.

Sa i pëket Ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë, në përfundim të ndeshjeve, fitues të kupave përkatëse, janë ato ekipe që fituan edhe në turin e parë në Kosovë, Teuta e Durrësit për femra dhe Lidhja e Prizrenit për meshkuj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img