Saturday, July 27, 2024

“Play Off” Kategoria e Dytë- Fituesit e raundit të parë: Iliria, Sopoti, Luftëtari dhe Shkumbini vazhdojnë garën për një “biletë” të kategorisë së parë

Lexo

Katër ekipe ditën e djeshme fituan ndeshjet e para të “Play-Off” të Kategorisë së Dytë. Iliria, Sopoti, Luftëtari dhe Shkumbini do të duelojnë mes tyre për të vazhduar rrugëtimin për të provuar shanset e ngjitjes në Kategorinë e Parë.

Kështu Iliria do të sfidohet me Sopotin në stadiumin “Niko Dovana”,takim që do të startojë në orën 15:00. Ndërkohë në “Adush Muçaj” do të përballen Luftëtari dhe Shkumbini,po në orën 15:00.

Fituesi i çiftit mes Ilirisë dhe Sopotit do të duelojë me Lushnjen, skuadër që renditet  në “Play-Out’ të Kategorisë së Parë. Ndërsa fituesi i çiftit Luftëtari-Shkumbini do të sfidohet me Besën e Kavajës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img