Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznia-Skënderbeu, java e fundit e Superiores, ora 16:00 në “Loro Boriçi”. Brdariç kërkon ta mbyllë me fitore. Optimizëm për “Final 4”

Lexo

Kuqeblutë presin Skënderbeun, shpresojnë të parakalojnë Partizanin

Vllaznia synon ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë, me shpresën që Partizani të frenohet nga Erzeni. Trajneri Brdariç thotë se kuqeblutë do të kërkojnë vetëm fitore kundër Skënderbeut para tifozëve shkodranë.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në javën e fundit të kampionatit me synimin për t’u ngjitur në vendin e dytë. Për t’ia arritur duhet të parakalojë Partizanin, i cili luan me Erzenin tashmë të rënë, ndërkohë që skuadra korçare do të luftojë për hyrjen në katërshe. Në këto kushte, parakalimi i të kuqve nuk është mision i lehtë, por trajneri Tomas Brdariç, pas barazimit pa gola me Tiranën, tha se skuadra e tij do të luftojë vetëm për fitore në Loro Boriçi, para tifozëve të saj.

“Po, ky është qëllimi ynë, të fitojmë. Luajmë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe duam të marrim fitoren. Në fund do të shikojmë pikët, por synimi është që të ruajmë pozitat që kemi”, ka deklaruar trajneri i shkodranëve.

Në tri ndeshjet e mëparshme të këtij kampionati, Vllaznia ka dalë gjithmonë fituese me korçarët. Takimi i fundit i luajtur në Shkodër është mbyllur me fitoren 5-0 për kuqeblutë që ende nuk kanë pësuar gol nga Skënderbeu, duke i shënuar tetë.

(Video) Prononcimi i trajnerit Thomas Brdariç pas ndeshjes, Tirana-Vllaznia 0-0 dhe ne prag te ndeshjes Skënderbeun.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img