Saturday, July 27, 2024

Plori: Kam gabuar në merkato, por nuk do ta kaloj në faj! Drejtori sportiv i kuqebluve analizon situaten te Vllaznia dhe jep shpresë për përmirësim

Lexo

“Kam gabuar në merkato dhe përgjegjësinë e marr unë”. Kjo ishte një deklaratë publike dhe e sinqertë që drejtori sportiv i KF Vllaznia Elvis Plori bëri në emisionin Sport Shoë-TV1 Channel, drejtuar nga dyshja simpatike Sidola Osja-Klodian Zhivani.

“Siç jeni ju të zhgënjyer jemi edhe në të zhgënjyer, duke filluar te presidenti që është edhe i zoti i shtëpisë, i cili është i zhgënjyer me të parin me mua dhe të tjerët prapa”, u shpreh Plori në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve sportiv që ishin në panel, Gaspër Marku, Admir Uruçi dhe Denis Bajraktari.

“Kemi pasë gabime në merkato dhe i kemi parë gabimet që kemi bërë, mund të them se edhe kush ka qënë gabimi në merkato për disa individë, por për të tjerët është herët të flasim sepse jemi vetem në javën e tete”, tha ndër të tjera Plori duke vijuar të marrë personalisht përgjegjësitë e merkatos së bërë te Vllaznia.

Në deklaratat e tij dukej qartë se këtë dalje publike pas një periudhë rreth tre mujore që ka qëndruar larg medias, Plori kërkon të përcjellë edhe një mesazh besimi tek tifozëria, duke thënë se “gabimi nuk do të kalohet në faj”.

“Kam nxjerrë një konkluzion që nuk do të  punoj më me mbart gabimet e mëparshme. Unë do t’i dal të gjithëve përballë që kam gabu, por që nuk do ta kaloj në faj. Pra, është problem kur gabon dhe problem kur e lenë në faj. Unë nuk jam i kënaqur për asgjë që kemi bërë deri më tani. Pres shumë me tëpër prej këtyre lojtarëve. Ka justifikime dëmtimesh, ka justifikime lodhje, ka justifikime për moskordinim njëri me tjetrin, ka justifikime për arbitrat, etj. Të gjitha këto do t’i analizojmë me hollësi për t’i ndryshuar gjërat për mirë”, vijoi Plori.

Sa i përket lojtarëe që akuzohen për dështime, Plori tha se për ato që nuk kanë plotësuar pritshmëritë e drejtuesve të klubit, do t’i kërkohet që të mbyllin me mirëkuptim marrëveshjen me to dhe për të kërkuar të tjerë më cilësorë.

Duke folur për trajnerin Memelli, Plori tha se është ai që e ka sjellë Memellin në krye të Vllaznisë duke pasë parasysh që presidenca nuk ka preferuar të ketë trajner shkodran në krye të Vllaznisë. “Unë mbaj përgjegjësi për trajnerin, është një trajner ambicioz, unë e kam dashtë të jetë i tillë dhe duhet t’i lëmë kohë të punojë me skuadrën”, theksoi Plori duke sqaruar se përkundër opininioneve që qarkullojnë, nga ana e tij nuk ka ndërhyrje tek trajneri për ndërtimin e formacionit dhe zgjedhjet janë të vetë Memellit.

Një çështje e shumë diskutuar në emission ishte edhe mungesa e hëpësirave dhe mos promovimi i elementit të ri, ku në raport me klubet e tjera, Vllaznia është disi prapa në këtë drejtim.

“Unë i ndjekë të gjitha ndeshjet e ekipeve U17 dhe U19 Akademisë. Për momentin nuk jan gati. I referohem edhe ndeshjes së fundit me Laçin U19, ku pamë një ndeshje jo në nivelin e duhur të Vllaznisë. Mund të them se një pjesë e tyre i është rritë mendja pak më tepër se sa duhet. Pra, duhet të punojnë shumë që të vijnë në nivelin e lojtarëve të Laçit, të cilët i mundën 2 me 0, dhe këtu duhet të jemi të drejtë. Kur të bëhen ato dhe të jenë gati, janë të mirpritur në ekipin e parë”, tha Plori, ndërkohë që për pjesën tjetër të rinjëve që janë në ekipin e parë, pranoi se ato kanë filluar të marrin minutat e duhura në fushën e lojës duke shtuar numrin e shkodranëve që luajnë në formacionin e parë që në krahasim me të kaluarën ka qënë në miniaturë.

Jashtëzakonisht shqetësuese për ekipin kuqeblu kanë qënë dëmtimet e shumta gjatë kësaj periudhe dhe sidomos kohëzgjatja e tyre në rikuperim. Një gjë të tillë e pranoi edhe vetë Plori, për të cilën bëri të ditur se do të ndalen në një analizë të gjatë për këtë problem me stafin dhe futbollistët për të konkluduar se ku ka qënë problemi dhe nga se kanë kanë ardhur këto dëmtime, për arsye ngarkese, terreni, apo edhe dëmtime të mbartura më herët.

Për Plorin, ndonëse situata nuk është aspak e mirë, ai ka besim të plotë që gjatë javëve në vazhdim ekipi do të reflektojë për një përmirësim të mundshëm të treguesve duke pasur synim përfshirjen në fazën finale mes katër skuadrave më të mira të kampionatit, për të luftuar më pas për trofe.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img