Monday, April 29, 2024

Gvozdenoviç: “Pres edhe pese lojtare, do te jemi surpriza e sezonit!”

Lexo

Skenderbeu ka nisur prej ditesh fazen pergatitore ne Korçe. Fillimisht ne stervitje ka dale nje grup lojtaresh te cilet duhet te kalojne ne “site” nga stafi teknik e me pas te diskutojne me presidentin Ardjan Takaj per te firmosur kontraten.

Nga titullaret e sezonit te kaluar vetem disa prej tyre jane paraqitur qe ne diten e pare te stervitjes ndersa te tjeret kan mar leje nga klubi dhe do te vihen ne dispozicion te trajnerit javen e ardhshme.

Emra si Klevis Shaqe, Markos Ramos, Suhej Muharem, Marko Alia,Mario Rabiu, Kristian Keqi, Ermir Rashica, Alkeo Bani, Oresti Ademaj dhe Dejvid Janaqi, jane lojtaret e afruar nga merkatoja por nje pjese e tyre nuk kan firmosur ende.

Mirepo Ivan Gvozdenoviç eshte shprehur mjaft optimist dhe i kenaqur me grupin e lojtareve ndersa ben me dije se eshte ne pritje edhe te kater afrimeve qe do ti bashkohen ekipit gjate muajit korrik.

Ne nje bisede per “Veriu Sport”, serbi theksoi se me kete ekip premton mjaft surpriza.

“Jemi ne diten e disate te pergatitjeve dhe nuk jane te gjithe lojtaret ne skuader pasi njs pjese e tyre ende nuk kan mberritur sepse jane me leje nga klubi. I presim te gjithe te jene me 3 korrik ne skuader.

Pertej vonesave mund te them se jam shume i kenaqur nga menyra se si kemi levizur ne merkato dhe afrimet qe jan bere per ndertimin e ekipit. Do te bashkohen edhe kater apo pese lojtare qe do te vijne ne prove dhe jam i sigurt se kur te filloj kampionati do te jemi gati per sezonin e ri.

Deri tani zyrtarisht kemi firmosur me gjashte lojtare ndersa te tjere priten ne ditet ne vijim. Klubi dhe presidenti Takaj me kan mbeshtetur ne çdo kerkes qe kam pasur dhe kam vene re angazhim maksimal.

Kjo me kujton Skenderbeun e madh sepse eshte e njëjta strategji”,ka thene Gvozdenoviç.

I ndalur tek objektivat per kampionatin Gvozdenoviç eshte shprehur se ende nuk jan percaktuar per sezonin e ri por sipas tij Skenderbeu, do te jete surprize.

“Ende nuk kemi percaktuar objektivat sezonale pasi nuk kemi mbyllur plotesisht 25 lojtaret qe do te jene ne ekip per kampionatin e ri. Me pas do te flasim per keto por une di qe na pret nje sezon i veshtire dhe normalisht do te kete shume rivalitet. Skenderbeu im do te jete surprize e ketij sezoni par momentin kaq mund te them.

Do te kemi kohe te flasim me detaje per gjithçka”,-perfundoi trajneri i Skenderbeut. Nderkohe nga afrimet e deritanishme kan qene prezente ne seancen e pare vetem 6 futbolliste.

Pjesa tjeter e afrimeve por edhe lojtaret qe jane ne kontrate pritet te bashkohen me ekipin ne fillim te korrikut.

​Mesa duket Skenderbeu i ri do te jete i fokusuar me teper te lojtarët e rinj qe mund te shperthejne ne Kategorine Superiore teksa disa e kan per here te pare si Shaqe, Ramos, Muharem, Alia, Rabiu, Keqi, Rashica etj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img