Saturday, April 20, 2024

Post Çeki-Shqipëri 3-1, për Gjimshitin, Shqipëria nuk luajti keq

Lexo

Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti ka komentuar humbjen 3-1 në miqësoren me Republikën Çeke

Nuk ishte një nga mbrëmjet më të mira për mbrojtjen kuqezi, aq më tepër që vinte pas një prove mbresëlënëse në ndeshjen me Uellsin. Shumë gabime, shumë hapësira dhe tre gola të pësuar. Një nga protagonistët kryesorë të këtij reparti, Berat Gjimshiti ka treguar se çfarë ndodhi:

“Çekia na vuri në vështirësi me mesfushorët, të cilët vinin në hapësira pas mesfushorëve tanë. Na detyruan që të hapeshim. Mund të mbroheshim më mirë, por mendoj se nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, kemi luajtur mirë. Asnjë nuk është pefket, nga gabimet duhet të mësojmë”.

“Të gjithë ne e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë. Të korigjojmë gabimet e evidentuara gjatë këtyre dy ndeshjeve si dhe të mbartim ato gjëra që i kemi bërë mirë. Kundërshtari ishte shumë i shpejt në kundërsulm, dilte me forca të shumta. Duhet përqëndrim maksimal”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img