Monday, November 25, 2024

Prag Kukësi-Partizani/Sot, ora 15:00, dueli i fundit i javës së pestë të Superiores

Lexo

E planifikuar të luhet në katër ditë, java e pestë e kategorisë Abissnet Superiore ka filluar që të premten me fitoren e thellë 4-0 të Tiranës ndaj Teutës. Ka vijuar të shtunën me dy ndeshje të tjera, Bylis-Egnatia 0-0 dhe Erzeni-Laçi 1-0, dje ka luajtur ndeshjen e radhës, atë Vllaznia-Kastrioti 1-0, ndërkohë që mbyllet me çiftin, Kukësi-Partizani që luhet sot në stadiumin “Kukës Arena” duke filluar nga ora 15:00.

Në deklaratat që dalin nga të dy kampet përkatëse, ka optimizëm për të marrë një rezultat pozitiv. Natyrisht, që për vete pozitat e dobëta të renditjes në të cilat gjendet, tek Kukësi kërkesa për fitore është shumë më e madhe. Një gjë e tillë shfaqet edhe në deklaratat që presidenti Safet Gjici ka bërë përpara skuadrës në prani edhe të trajnerit të ri Dobi. “Ulni kokën dhe punoni. Jepni 100% për të cilin paguheni dhe justifikoni pagën dhe punët të ecin normalisht. Kur vijnë fitoret, ka stabilitet. Lojtarët profesionistë duhet ta mbajnë mendjen si ta fitojnë ndeshjen, të futen si ushtarë e të dalin si gjeneralë dhe jo e kundërta. Nuk pranoj asnjë justifikim, duam fitoren. Nuk ka lidhje presioni. Ju keni vetëm një punë, të luani futboll që të luani futboll që të fitoni ndeshjen,  klubi ka detyrimin tu paguajë.  Dua të shoh 11 luanë në fushë dhe nëse shoh ndonjë që sillet në fushë kot do çoj njeri te trajneri do i them ma zhduk mos ta shoh dhe në stadium herës tjetër. Nuk do të ketë asnjë tolerim.”, është shprehur ndër të tjera Gjici.

Ndërkohë, nga ana tjetër, italiani i pankinës kuksiane, Xhovani Kolela, duke analizuar pragndeshjen në fjalë, është shprehur: “Ne do të kërkojmë që të kryejmë lojën tonë, sepse ky është mentaliteti ynë. Kemi shumë respekt për Kukësin, por ne do të duhet të kemi identitetin tonë si skuadër për të kërkuar gjithmonë rezultate pozitive. Unë nuk firmos për barazim, por nëse do të arrijmë të marrim një pikë në Kukës do jua jap përgjigjen nesër pas ndeshjes. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë në Kukës. Pikët janë çështje e meritës nëse ti ke arritur të bësh mirë në atë sfidë.”

Në prag të kësaj ndeshje, tabelën e përkohshme të klasifikimit e kryeson Erzemi me 11 pikë, i ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia me nga 9 pikë. Në rast të një fitore tre pikëshe të të kuqve, Partizani ngjitet në krye me 12 pikë. Ndërkohë, verilindorët e Kukësit, mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm dy pikë, por që në rast të një fitoreje të sotme, ai largohet nga vendi i fundit duke u barazuar me Kastriotin e vendit të shtatë në renditje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img