Saturday, April 27, 2024

Prag Skëndërbeu-Vllaznia/Krymi: Ndeshje delikate, na duhet fitore për vazhdimësinë

Lexo

Në konferencën për shtyp organizuar paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” për prag ndeshjen e javës së katërt të kategorisë Superiore, Skënderbeu-Vllaznia, i pranishëm ishte edhe mesfushori kuqeblu, Ardit Krymi.

Në prononcimin e tij, mesfushori shkatërrues i kuqebluve e vlerëson këtë përballje si një ndeshje delicate, por që siguron se nëse skuadra do t’i zbatojë si duhet detyrat taktike të dhënë nga trajneri do ta kalojë me sukses.

“Mendoj se tre javët e para e kemi nisur mirë, kemi pesë pikë. Rivaliteti është i madh, nesër në Korçë është ndeshje delikate dhe na duhet fitore për vazhdimësinë. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë tri pikët, këtë do bëjmë edhe ne, nesër japim më të mirën do dalim me tri pikë nga Korça”, tha Krymi.

Ndërsa, sa i përket rivalitetit dhe konkurencës së madhe që ka aktualisht në gjirin e skuadrës kuqeblu, Krymi, tha se “gjithkush duhet të bëjë punën e vet, për të punuar sa më fort, më pas e di trajneri.” Në mbyllje, Krymi flet edhe për ndryshimet që janë bërë në skuadër dhe pritshmëritë për të ardhmen janë mjaft të mira. “Janë bërë disa ndryshime këtë sezon, duan kohën e vet, lojtarët e rinj do na shërbejnë shumë. Grupi do kohën e vet. 6-7 javët e para do na japin kohë”, përfundoi Krymi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img