Friday, May 10, 2024

Prag ndeshja Skënderbeu-Vllaznia, Brdariç në konferencë shtypi: Optimizmi për fitore dhe sqarimi për deklaratat e trajnerit të Partizanit, Daja

Lexo

Ashtu si edhe në prag ndeshjet e mëparshme, tekniku kuqeblu, Thomas Brdariç ka bërë ritualin e zakonshëm duke u paraqitur në sallën e konferencave të shtypit të KF Vllaznia që gjenden në mjediset e stadiumit “LoroBoriçi”. Në bashkëbisedim me gazetarët shkodranë, krahas analizës së prag ndeshjes me korçarët, Brdariç nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e trajnerit të Partizanit Ilir Daja në lidhje me ballafaqimin e javës së kaluar që u mbyll në barazim 1 me 1.

“Nuk duhet t’i lejojmë hapësirat që kërkojnë dhe jemi gati për këtë ndeshje të radhës me Skënderbeun. Mendoj se përballja me Partizanin ishte e fortë dhe ata kanë dëshirë të fitojnë me ne. Ishin mirë në mbrojtje, ne lamë hapësira në prapavijë dhe ata përfituan. Na mungon Da Silva që është i dëmtuar. Ndërkohë, mbrojtësi Diagne është gati për lojë dhe me këtë rast në prapavijë do të disa rrotacione.”, tha Brdariç duke lënë të kuptohet zhvendosjen e kapitenit Gurishta në pozicionin e tij natyral të krahut të djathtë të mbrojtjes. Lëvizje kjo që sposton më përpara mesfushotin Arsid Kruja, i cili për nevoja të skuadrës, në ndeshjet e mëparshme luajti si mbrojtës i djathtë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të trajnerit të Partizanit Ilir Daja se Vllaznia ishte inekzistente në fushë ndaj Partizanit, Brdariç, tha:”Secili duhet të shohë ekipin e vet, ne kemi pesë pikë dhe ata kanë dy. Nëse arbitri nuk do kishte gabuar te goli për pozicionin jashtë loje, ne do kishim marrë tri pikë dhe do flisnim ndryshe. Ajo shkoi dhe tani të përqëndrohemi te Skënderbeu.”

Sipas kryeteknikut kuqeblu, Vllaznia është një grup në zhvillim që do të ketë ulje dhe ngritjet e veta, por që synon të bëhet një ekip me vetbesim dhe të rrisë nivelin e lojës për tu përmirësuar edhe më shumë.

Në mbyllje, duke vlerësuar jo pak edhe kundërashtarin, Brdariç u shfaq optimist për marrjen e një rezultai pozitiv në transfertën korçarë me objektivin për t’u kther me fitore në Shkodër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img