Partizani Vllaznia një sfidë madhore ku historikisht ka bërë bujë në botën e futbollit e më tej. Ky duel i shumëpritur në këto momente të Superligës shqiptare ku Vllaznia e Shkodrës është në krye të klasifikimit me plot 9 pikë larg rivalit Partizan.
E parë në aspektin psikologjik, Vllaznia ngjan si një SKIFTER që fluturon në lartësi dhe Partzani të ngjan si një tollumbace e fryrë që në rrugëtimin drejt lartësisë mund të shpëthiqet.
Pamvarësisht nga krahasimi euforik i lart përmendur nga një shkodran që zemren e ka kuq e blu, mendoj dhe shpreh dëshirën që të dy kryesueset të vendit parë dhe të dytë të manifestojnë në fushë një futboll korrekt dhe me vlera sportive.
Në ndeshjen Partizani-Vllaznia është edhe një dy luftim në mes tranjerit Daja të Partizanit që persinifikon tranjerin shqiptar që karriera e tij është në majat e trajnimit shqiptar, përballë tranjerit të Vllaznisë që po sjedh tek Vllaznia dhe më tej eksperiencen gjermane që aq shumë ka nevojë futbolli shqiptar.
Dhe, në duel futbollistik me përmasa ndoshta gjigante, janë përballë dy tifozëritë që po ju plas zemra për titullin kampion. E diela sportive e ka emrin, Vllazni apo Partizan, këtë padyshim do ta zgjidh 90 ‘ me korrektesë dhe profesionalizmin skuadra e gjyqtarëve të ndeshjes, që për hir të realitetit shumë herë ja prishin bukurinë futbollit dhe qëllimit për çfarë është krijuar.