Sunday, October 13, 2024

Superiore, sot 3 ndeshje, mësohen gjyqtarët, kryesfida Partizani-Vllaznia me 6 arbitra

Lexo

Java e 17-të e Superiores së futbollit shqiptar ka nisur që të shtunën ku në kalendar ishin dy ndeshjet e para, Kastrioti-Bylis 1:0 dhe Skënderbeu-Kukësi 0:4. Ndërkohë, java e 17-të vijon sot edhe me tre ndeshjet e tjera, Apolonia-Tirana, Laçi-Teuta që luhen në orën 13:45, si dhe më pas kryesfida e kësaj jave, Partizani-Vllaznia që luhet në orën 16.45.

Në prag të startit të këtyre ndeshjeve, mësohen emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë takimet në fjalë. Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen Teuta-Laçi, Klodian Shahini atë Apolonia-Tirana, ndërkhë që sfida tjetër e orës 16.45 që mbyllë javën e 17-të është planifikuar të gjykohet me 6 arbitra. Kryesor do të jetë lezhjani, Eldorian Hamiti, asistentë të tij janë caktuar Ridigert Çokaj dhe Emigers Ganxhi. Ndërkohë pas portave respektive janë Enea Jorgji dhe Erjon Bastari, si dhe i katërt është Arbër Zallaj.

Vetë planifikimi për të gjykuar me 6 arbitra tregon rëndësinë dhe seriozitetin që Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka kushtuar kësaj ndeshje, që shpresohet të pasqyrohet me të njëjtin seriozitet dhe profesionalizëm në gjykimin e saj, e cila realisht ka marrë vemendjen e plotë të opinionit sportiv, brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img