Wednesday, April 24, 2024

Pragndeshja Vllaznia-Bylis, opinion nga ish futbollisti Fatmir Lugji, kritika dhe optimizëm për kuqeblutë

Lexo

Mosdalja për të dytën herë radhazi në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes zyrtare vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshe në opinionin sportiv.  Njëri prej atyre që e ndjek me shumë vemendje ecurinë e Vllaznisë është edhe ish futbollisti shkodran, Fatmir Lugji, i cili duhet thënë se është mjaft aktiv me opinionet e tij të herë pas hershme, sa kritike, por dhe optimiste për të ardhmen e Vllaznisë. Opinioni i shfqur sot nga analisti Lugji kishte si nxitje moszhvillimin e konferences për shtyp nga KF Vllaznia.

Euforia….

“Për momentet delikate që plot 7 javë që Vllaznia ka një stopim të rezultateve pozitive dhe lojës ofensive , drejtuesit dhe lojtarët e kanë kuptuar se “çmenduria televizive”  ka ndikuar ndjeshem në përformance, rezultate, dhe në moralin dhe psikologjinë e tyre. E filluan me duf të madh  dhe me një vetkënaqësi të pa parë drejtuesit administrative të Vllaznisë duke ja ushqyer edhe stafit teknik dhe deri te çdo lojtar formacioni. Kjo padyshim ndikoj ndjeshem  duke ushqyer një eufori dhe duke ngulitur dhe fiksuar në mendje ekipin  fitues  që kundërshtari na sheh vetem targen. Pa dyshim, kjo eufori “”negative”” dashje pa dashje krijon në vetdijen dhe psikozen e çdo lojtari se jemi të pagabueshëm  gjë që ndikon edhe në regjimin sportive. Impakti i këtij ngerçi tek Vllaznia ka lënë gjurmë si në aspektin teknik dhe taktik, ka ul ndjeshem dinamiken e lojës dhe janë shfaqur edhe probleme cinizmi, egoizmi, dhune verbale në mes lojtarëve dhe më tej.

Formacioni…

Ajo që po shqetëson Vllazninë është se po mbaron 3/4 e kampionatit dhe nuk ka stabilitet në formacion  dhe  më shqetësuese për momentin është se tranjeri e ka humbur disi fantazinë për të bërë formacionin bazë. Është në mëdyshje dhe dileme, gjë që një gabim i pastudjuar mirë shkakton dhe ndikon dukshëm në përformance dhe rezultat. Vllaznia ka mundësinë e artë të ndryshojë në ndeshjen me Bylisin ku përballet me një ekip që po lufton mbijetesen.

Optimizmi

Vllaznia ka prioritet se është kryesuese dhe kjo është një motivim pozitiv për lojtarët dhe ekipin. Një rezultat pozitiv me Bylisin dhe kalimi i turit në Kupën e Shqipërisë është një shans për t’u shkëputur nga stresi dhe apatia  dhe për  t’i hapur rrugë vetvehtes si kampione dhe fituese e Kupës. Duke parë ecurinë e Superliges shqiptare dhe renditjen e 10 ekipeve mendoj se faza e katërt do të jetë faza e”tmerit” për çdo ekip për të dal fitues trofe dhe për mbijetes. Ato që drejtojnë Vllazninë e kanë për detyrë që në këtë periudhë delikate deri në fund të kampionatit ta drejtojnë me vizion dhe profesionalizem dhe jo me sllogane dhe demagogji .

Fatmir Lugji-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img