Tuesday, April 23, 2024

(Video)Volejboll Femra. Skënderbeu fiton gjysëmfinalen e parë të Kupës në Shkodër ndaj Vllaznisë, 0-3.

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu 0-3

(15-25, 15-25, 14-25)

Vllaznia: Klodeta Zhivani, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra, Liridona Kodra. Trajner Dorjan Tafa

Skënderbeu: Paola Gjata, Okuhara, Ëlliams, Edona Kalludra, Ilva Naço, Haynie, Anxhela Mehmeti, Adma Mikopula, Emanuela Ramo, Nensi Miliku, Stejsi Suvaria. Trajner: Orlando Koja.

Gjyqtarë: Ardit Nurja, Enri Zguri. Sekretar: Luled Doniku

Vllaznia në Volejboll për femra, ka humbur ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë përballë skuadrës korçare, Skënderbeu. Ndeshja në fjalë është zhvilluar pasditen e së dieles në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është fituar me rezultatin e pastër 0 me 3 nga Skënderbeu.

Megjithë përpjekjet e vajzave të reja të Vllaznisë, skuadra korçare, në përbërje të së cilës bëjnë pjesë tre volejbolliste të huaja, i ka fituar me lehtësi tre setet e kësaj ndeshje.

Në setin e parë, shifrat ishin 15 me 25 për mikeshat nga Korça. Me të njëjtin rezultat, 15-25 është mbyllur edhe seti i dytë duke e çuar në 0-2 avantazhin e seteve.

Ndërkohë, Vllaznia tenton të bëjë një kthesë në setin e tretë, por nuk ia arrin qëllimit duke bërë që edhe ky set të fitohet nga Skënderbeu me rezultatin 14-25 duke fituar kështu edhe të gjithë ndeshjen me shifrat 0-3.

Me këtë rezultat humbës në takimin e parë në Shkodër, Vllaznia do ta ketë të vështirë përmbysjen e ndeshjes së dytë në Korçë, gjë të cilën e pohon edhe vetë trajneri Dorjan Tafa.

Ndërkohë, trajneri i skuadrës mike, Orlando Koja, krahas fitores së skuadrës së tij e cila synon fitimin  e trofeut, vlerëson edhe paraqitjen e mirë të 16 vjeçares shkodrane, Adma Mikopula, e cila këtë sezon luan me Skënderbeun.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë ku përcaktohet finalistja, luhet këtë fundjavë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës.

(Video) Ndeshja e plotë e volejbollit femra, Vllaznia-Skënderbeu, 0-3(Kupa e Shqipërisë)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img